Gjykata e Tiranës, liroi nga qelia dy drejtuesit e sigurisë së “Union Bankës”,e cila mesditën e së premtes u grabit nga tre persona ende të paidenitifikuar.
Gjyqtarja Blerina Muça, në një seancë me dyer të mbyllura urdhëroi lirimin nga burgu të shefit të sigurisë së bankës Qirjako Taçe dhe shoqëruesin e vlerave monetare të bankës, Robert Felaj, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Për këtë vendim, nuk ishte dakord prokurorja Anila Galanxha e cila pritet të ankimoj vendimin pranë Gjykatës së Apelit, pasi akuza kërkoi izolimin e tyre në burg deri në përfundim të hetimeve.
Sipas prokurorisë,dy punonjësit e bankës së nivelit të dytë, nuk kishin marr masa për ruajtjen dhe kontrollin e ambienteve të brendshme të bankës, mes tyre edhe garazhin ku ishin fshehur grabitësit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com