Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në banesën e noterit Thoma Kaçi në Sarandë mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se noteri është hetuar më herët për shpërdorim detyre, ku prokuroria ka kërkuar 9 muaj burg, ku Kaçi akuzohej për falsifikimin e shit-blerjeve të disa apartamenteve në Sarandë.
Pikërisht konfliktet e noterit disa apartamente në Sarandë është një nga pistat e grabitjes që po hetohen. Po ashtu bëhet me dije se grabitësit i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, por më pas i morën 2 mln lekë që iu gjetën në banesë.
Lajmi kryesor:
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve
