Rama tha se e mirëkupton reagimin e revoltuar të qytetarëve për dhunën e përdorur nga policia private në drejtim të Policisë së Shtetit dhe protestuesve. Gjithashtu tha se policia nuk duhet të relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë dhunuesit.
“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm kundër njërit prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar e lexuar, ju kuptoj shumë mirë, ju siguroj që në vendi tuaj edhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos, sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe ta relativizonte dhunën, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nga Katari, investim 4 mld €! Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5 që lejon ndërtimin! Toka iu ble pronarëve, rrethimi sipas lejes së zhvillimit







