"Vritet gjatë grabitjes arkëtarja e bankës NBG dhe plagoset roja, ndërsa sot ministri i Brendshëm në komisionin e sigurisë deklaroi se qytetarët dhe prona janë të sigurtë! Mesa duket e ka pasur fjalën për sigurinë e tij dhe familjarët e qeveritareve. Si mund të gënjehet ditën për diell?", - është shprehur deputeti socialist Asllan Dogjani. Ndërsa socialisti tjetër Ilir Gjoni, ka deklaruar se krimi ordiner po fiton betejën me shtetin.
"Çfarë i ngelet ministrit të Brendshëm të thotë pas gjithë atyre lëvdatave që i bëri vetes dhe institucionit të tij sot në komisionin e Sigurisë. Zoti ministër krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, por me veprime konkrete. Turp dhe fatkeqësi për këtë papërgjegjshmëri qeveritare. Krimi ordiner dhe ai i organizuar po e fiton betejën me shtetin", - ka thënë Gjoni.
(sg/shqiptarja.com)