ITALI- Motra dhe njëkohësisht e bija e 2 viktimave, të vrarë nga 3 shqiptarët, gjatë grabitjes, ka rrëfyer momentet tragjike, në mes të 5 dhe 6 prillit të 2012-ës, ku u vra Sergio Scoscia dhe nëna e tij e moshuar Maria Raffaelli. Alfons Gjergji, vetëm një nga tre shqiptarët, të cilët nuk zgjedhin që të gjykohen me procedurë të shkurtuar, vendosi të jetë i pranishëm në Gjykatën e Apelit, në Perugia. Vrasja e dyfishtë u shënua gjatë një grabitjeje në kërkim të floririt. Sakaq, Marcella Scosia, vajza dhe motra e viktimave, ishte dëshmitarja e parë në gjyqin e shqiptarit që pretendon të mos ketë marrë pjesë në vrasjen barbare dhe se kishte ardhur në Perugia atë natë vetëm për të takuar një bashkatdhetar dhe ta shoqëronte për në Romë.

Dëshmitarja në sallën e gjyqit rrëfeu momentet tragjike, me një zë të dridhur, ku pa nënën e saj të vdekur dhe të hedhur nga një anë e krevatit me dhunën më brutale. Ajo tha se “Ishte ora 7 në mëngjes, kur bëra mëngjesin dhe  e kuptova në një moment që nuk kishte aq shumë rrëmujë që kishin hyrë hajdutët. Ishte një rrëmujë e madhe e pastaj hyra në dhomën e mamasë dhe pashë që çdo gjë në kuzhinë ishte rrëmujë. Nuk kam gjetur askënd në dhomë e dyert dhomë ishin të hapura. Në xhiron e parë nuk e pashë vëllaim dhe nënën të vdekur. Dola jashtë në kërkim të tyre. I thirra, por nuk mu përgjigjën. Në fillim mendova se kishin dalë shpejt dhe hajdutët kishin hyrë pasi ata dolën. Kjo është arsyeja pse kam filluar të vëj në vend sendet, për të shmangur tronditjen e tyre, kur të ktheheshin.

Por më pas, kur pashë shkallën dhe karrigen mbi tavanin e makinës, ku dritarja ishte larguar, fillova të frikësohem. Bashkë me djalin tim, Valerio u kthyem në shtëpi. Shkuam në dhomën e vëllait tim dhe duke shkuar përpara kam gjetur dy trupat: nëna ime ishte lënë në shtrat me këmbët e saj në jastëk, me barkun lart, shumë e zbehtë, me sytë e zgurdulluar. Vëllai im e kishte kokën drejt dritares dhe këmbët drejt shtratit. Djali im ishte pas meje dhe thirri policinë". Vrasja tragjike bëri bujë, pasi 3 vrasësit shqiptarë u ndihmuan nga një prostitutë, mikeshë e Sergois, teksa përkthyesi s’thotë asgjë në gjyq, nga frika e hakmarrjes. Përveç Gjergjit, të akuzuar janë edhe Artan Gjoka e Ndrec Laska. Historia sapo ka nisur të zbardhet.

Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)