Grabitja në Rinas/ Të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me të penduarin Alkond Bengasi, Gjykata e refuzon

Grabitja në Rinas/ Të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me të penduarin Alkond Bengasi, Gjykata e refuzon

TIRANË- 6 të arrestuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Aeroportin e e Rinasit kanë kërkuar ballafaqim me të penduarin e drejtësisë, Alkond Bengasin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se ish-komandoja, Oltjon Veseli ka kërkuar që të ballafaqohet me Bengasin, i cili zbërtheu grupin, ose që të deklaratat e tij të mos merren si provë. Por kjo kërkesë e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Celës është refuzuar ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ky grup i cili akuzohet për grabitjen e 4.6 milion eurove në Aeroportin "Nënë Tereza" më 9 prill, u zbërthyer nga nga dëshmitë e Alkond Bengasit bashkëpunëtorit të drejtësisë të arrestuar pasi në furgonin që u dogj kishte lënë gjurmët e gishtave. Bengasi ka modifikuar furgonin me mbishkrimin 'Hetimi tatitmor" e ndërsa zbuloi edhe rolin e anëtarëve të tjerë. Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon.

Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, Krimet kanë nisur një hetim pasuror.

 (DËSHMIA E PLOTË E BENGASIT
)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?