Grabitja në shtëpinë e zyrtares, përgjimet që nxorën zbuluar nënë e bir, ja si policia zbuloi 400 mijë eurot në tubin e aspirimit

Grabitja në shtëpinë e zyrtares, përgjimet që nxorën zbuluar nënë e bir, ja si policia zbuloi 400 mijë eurot në tubin e aspirimit

Përgjimet ambientale në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir. Ata u arrestuan për shumën e grabitur 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, por të dy janë përgjuar teksa flisnin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kanë akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Këto përgjime kanë çuar sërish policinë në shtëpinë e tyre për një kontroll të imtësishëm.

Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin. 

Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, mijë euro të tjera të cilat ishin të paketuara, të fshhura në tubin e aspirimit.


Lajmi kryesor:

‘Shyqyr s'na gjetën lekët te aspiratori’, përgjimet nxorën zbuluar nënë e bir që vodhën rreth 700 mijë euro në banesat e VIP-ave! Gjykata i lë në burg


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta