TIRANË- Kokëulur, të përlotur dhe pa thënë asnjë fjalë, Rozeta dhe Havier Dobi janë njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës. Nënë e bir, u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit. Por për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një autor, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Në total, së bashku me sendet me vlerë dhe bizhuteritë kapin shifrën e 700 mijë eurove.
Seanca u gjykua nga gjyqtari, Arben Micko ndërsa nënë e bir po mbrohen nga avokati Artan Gjermeni, i caktuar nga familja.
Të dy janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 20-vjeçari të merrte përsipër fajin. Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit.
Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të vjedhjes së 500 mijë eurove nga Rozeta dhe Havier Dobi. 49-vjeçarja është shprehur se e ka grabitur Alda Klosin, ish shefen e kabinetit të Ahmetajt se nuk e kishte ‘qejf.’
Rozeta ka vjedhur të gjithë kasafortën ngjyrë gri nga banesa e marrë prej 2 muajsh me qira nga Alda Klosi dhe ka hipur në makinën e të birit, i cili po e priste në mjetin e tij. Pasi ka marrë lekët, 49-vjeçarja ka hedhur kasafortën në kosh plehrash. I biri Haver Dobi, bën fajtore të ëmën përmes letrës dërguar babait, por në asnjë pjesë të dëshmisë në Prokurori nuk thotë se i ka refuzuar paratë e vjedhura nga e ëma. Ai ishte në dijeni të burimit të parave. Nga dosja e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Alda Klosi ka justifikuar para gjykatës se paratë i kishte të deklaruara dhe do të shkonin për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë nga kanceri.
Nga grabitja nuk ishin vjedhur para CASH, por edhe bizhuteri e rroba të markave të shtrenjta nga banesa e Alda Klosit por edhe banesave të tjera që pastruesja kishte vjedhur. Në banesën e saj u gjetën flori, para, Sëarovski, Valentino, Adidas, Penelope etj.
Akoma nuk është përcaktuar nëse paratë janë të gjitha të Alda Klosit apo të kësaj të fundit janë vetëm 120 mijë eurot e para. Duke qenë se paratë e gjetura janë të paketuara, pritet të ekzaminohen në laborator edhe për shenja gishtash, për të kuptuar nëse mbi to do të gjenden gjurmë të Alda Klosit apo të personave të tjerë që mund të jenë pronarë të tyre. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.
Dyshimet e policisë janë se paratë mund të jenë të vjedhura edhe në banesa të tjera, jo vetëm te ajo e Alda Klosit, pasi Rozeta Dobi ka kupuar për vite të tëra në shumë shtëpi të tjera si pastruese dhe emri i saj përputhet me disa denoncime. Alda Klosi, pronare e shtëpisë ku u vodhën 120 mijë eurot, ka pretenduar para hetuesve se shuma që është marrë në banesën e saj nuk është më shumë se kaq. Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.
Dinamika e ngjarjes, si u grabit ish shefja e kabinetit të Ahmetajt
Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore. 120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi, por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë. Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.
Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka intervistuar administratorin e Pallatit të sanitares Rozeta Dobi dhe familjes së saj.
Ajo që ra në sy nga rrëfimi i fqinjit, Qazim Çipi ishte fakti se edhe pse kishin shuma të tilla parash brenda banesës së tyre, ata nuk denjonin t’i jepnin administratorit të pallatit detyrimin mujor të mirëmbajtjes së pallatit. Si rrjedhojë, Çipi shpjegon se ku veprim të linte në përfundimin se familja Dobi nuk kishin të ardhura për të përballuar jetesën. I vetmi që nuk i kishte ‘rezistuar’ pasqyrimit të të ardhurave të tyre ka qenë 20-vjeçari Havier Dobi, i cili për 1 muaj ka blerë makina të ndryshme të firmës ‘Benz’.
"Jemi habitur se nuk na shkonte në mend. Tani që po dëgjojmë këto veprime jemi habitur. Nuk kushtoheshin, vetëm kohëve të fundit ai djali që shpenzonte pak.
Këtu kanë mbi 10 vjet që jetojnë. Zotëria ka kohë që është në pension nuk punon. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë si komshinj po me mua ka qenë e distancuar.
Djali blinte dhe shiste makina. Unë edhe në këtë moshë 70 vjeç bëj dy punë që të ushqehem, se vështirësitë duken... Unë administroj dhe shkallën dhe kur ata japin mirëmbajtjen domethënë është e vështirë. Edhe ato lekët e mirëmbajtjes mezi ua merrje, dukej sikur nuk kishin lekë. Vetëm djali, ka rreth një muaj që e kam parë me makina."- u shpreh Çipi për Report Tv.
Ashtu sikurse siguroi të atin se do dilte nga burgu, dhe për të dashurën e tij Havier Doda ka siguruar të njëjtën gjë. Havier Doda shkruan ndër rreshta se ajo duhet ta presë dy muaj. 20-vjeçari i ka kushtuar fjalë të ndjera të dashurës së tij.
Havier Doda i ka dërguar një letër babait të tij nga paraburgimi. Ndër rreshta 20-vjeçari shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dodës nuk do ja falë kurrë dhe se ndihet aq keq emocionalisht sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes.
I riu siguron të atin se do dalë nga burgu shumë shpejt, vetëm për njerëzit e tij të dashur.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Mami nuk do ja fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten. Dhe, mos u bëj merak, ty, mbesën, babin dhe Ilire. Do dal vetëm për ju.”- shkroi ndër rreshta Havier Doda.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dodin, nënë e bir të cilët vodhën plot 500 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë. Nënë e bir u zbuluan nga përgjimet për 400 mijë eurot e fshehura në tubin e aspiratorit, ata folën me njëri-tjetrin, supozohej, me kode por në një moment, i biri i pastrueses, Havier Dodi është shprehur se ishin me fat që nuk i kishin gjetur lekët e tjera. Ishte pikërisht ky sinjali i bluve për t'u vënë në lëvizje lidhur me shumën e majme që do të gjenin në tubin e aspiratorit.
Nënë e bir u zbuluan pas denoncimit të Alda Klosit, zyrtare e lartë e kryeministrisë për shifrën 120 mijë euro. Pas denoncimit, edhe Klosi është vënë nën hetim nëse ka paratë e deklaruara.
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir, kanë dal sot para gjykatës për vjedhjen e parave që 49-vjeçarja bashkë me djalin e saj kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi. Siç shihet edhe nga VIDEO që Report Tv sjell, 49-vjeçarja ka dalë e përlotur para trupës gjykuese.
Përgjimet ambientale në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir. Ata u arrestuan për shumën e grabitur 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, por të dy janë përgjuar teksa flisnin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kanë akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Këto përgjime kanë çuar sërish policinë në shtëpinë e tyre për një kontroll të imtësishëm.
Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin.
Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, mijë euro të tjera të cilat ishin të paketuara, të fshhura në tubin e aspirimit.
Kjo pastronte dhe shpin e Spiropales.Kushedi sa ka mar te ajo nofullkalja
PërgjigjuMbetje shoqerie qe u kalbshi ne burg ju ajo qe I kishte eshte ju qe ja share... Shtrese e rendomte shoqerore qe tregoni shembullin vulgar tek secili nga ne qe jetojme edhe punojme ketu... Ju skifozeri se keni fajin fajin e kan organet kompetente qe nuk bejne punen e tyre por ne vend te luftojne informalitetin kaus-in edhe grupet e rendomta kriminale luaj e shah edhe merrem me video Tim Roku! U mortja qe su bie qani edhe beni si te kishit thyer veze... Degjeneruat te ketij kombi...
PërgjigjuO LUSHKA shkruj pak më qartë Shqipen se spo të përkthejm dot ça le dash me thënë. Kta që jan aktualisht në Burg ishalla dalin sa më shpejt se skan vjedh popullin,burgun duhet ta boj sekkretarja Ben Ahmetaj e Ed Ramës se ajo ka vjedh lekët e mi,tuat e të shumë të tjerve që punojn e pagujn taksë. Kto leni se ka kush i gjyko e dëno
Mire ja Kane bere ti kishin mare ma shume do ishte akoma ma mire dhe ja mereni vesh o popull se Ku i mbajne leket sekretaret e qeveris imagjinoni vet KTO ministrat nga i kan e sa Kane,mjer populli shkret nuk kan shpija akoma nga termeti,dimri i 4 than dje neper kasolle
PërgjigjuKane vjedhur rreth 700 mije euro ne shtepite e zyrtarve te shtetit ku kjo punonte si pastruese. Shiko ku jane paret . gezohuni o popull per paketen e madhe 60 eur qe e moret 40 % e popullit . ktu nuk kemi rastin e hajdutit qe vjedh hajdutin. Ketu ceshtja eshte qe shqiptaret largohen nga vendi se ska mbete gja tjeter me ba o me vjedh ose me vjedhe se me pune nuk ta vlerson njeri e nuk te del me jetu .
Përgjigjuhiq mos qani,,,keni bere shume mire,,,i keni treguar shqiptareve sesa leke vjedhin ata qe punojne ne administrate....populli te ngrihet dhe te largoje kete qeveri hajdute dhe kriminele...
PërgjigjuDmth hajduti...po keta mq qe kishin keto para apo varja.nuk eshte se vodhen 5mije leke te nje fukara.
PërgjigjuCa bohet kshu na mbyten budallenjte,mire qe vidhnin po keta nuk dinin as ku ti conin parate,ky qoftja flet ne dhome paraburgimi hajde k hajde.
PërgjigjuNuk e shef ca fytyre ka? Si i vonuar. Tani asnje zyrtar ku ka vjedhur kjo derdimenja do deklaroj qe ka punur ke shtepia ime.
Me keto pare qe i moret kesaj drejtoreshe dhe te tjere dhipash na dogjet politikanet e radhes sepse me keto pare do na beheshin deputeta dhe me vone do i dhjetfishohin pazurit A ta lumsha moj dhjetodemokraci
PërgjigjuCpune kane shtepite e prokuroreve dhe gjyqtareve ketu mor kazetar. Mos ngatarro k*** me dollarin. Qeveritaret vjedhin, gjyqtaret largohet nga puna me 50000 leke mosjustifikim pasurie.
PërgjigjuPo prokuroret kane ba namin o plak qa thua
Zoti emerholle @spiro po te mos i mbanit ju nga 20vite ne pushtet politikanet mbase sdo ju jepej mundesia te vidhnin kaq shume... filloni shihini nga vetja fajet pastaj hidhni gurin
Ju gjyqekarat e plepave por edhe prokurore ju e katandiset shqiperin keshtu se po te ishit ju te saket nuk ja mbante politikes te vidhte..ju jeni kanseri i shoqerise ju shkaterruat cdogje,...
kush na qenka ky i larguar per 50 mi mo zoti gjyqkar plepist?!
Lakmia lekut e shikon ku te qon te terbon me mire me djers e je I qete
Përgjigju