Periudha para pushimeve dimërore zakonisht është mjaft e "larmishme" në fushën e vjedhjeve dhe grabitjeve. Grabitjet e futbollistëve të njohur kanë qenë jashtëzakonisht të shpeshta vitet e fundit, e po ashtu janë gjithnjë e më të guximshme, siç e dëshmon edhe rasti i fundit nga Franca.
Portieri rezervë i PSG-së Alexandre Letellier, i cili ishte në shtëpi me familjen e tij në momentin e grabitjes, duhej të përballej me një situatë të tmerrshme.
Me gruan dhe dy fëmijët, Letellier përjetoi një tronditje të vërtetë kur hajdutët e armatosur hynë në shtëpinë e tij. Ata kërkuan sende të çmuara dhe kërcënuan me vdekje familjen. Madje gruaja e Letellierit u godit me grusht në fytyrë. Letellier u dorëzoi grabitësve sende me vlerë, kryesisht bizhuteri dhe para në dorë, me një vlerë të panjohur.
Policia duket se ka arritur të ndërhyjë relativisht shpejt dhe ka kapur edhe tre nga katër grabitësit, teksa i plagosur ka mbetur edhe një nga policët. Dy grabitës ishin të mitur.
33-vjeçari Alexandre Letellier u bashkua me PSG në vitin 2020, ose më mirë u kthye në klub. Ai luajti për PSG që fëmijë dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij te Angers dhe në huazim në klube të tjera.