TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për shtetasin Klaudio Dervishi, i cili dyshohet se ka qënë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Gjermani, ku grabisnin me armë dyqane të ndryshme. Arrestimi i Klaudio Dervishit, është bërë falë një bashkëpunimi mes dy prokurorive asaj gjermane dhe shqiptare, ku në këtë shtet hetimet janë udhëhequr nga prokurori Banton Martini. Hetimet tregojnë se Dervishi bashkë me disa persona të tjerë kanë vjedhur një rrjet dyqanesh elektronike, ku kanë marrë prej andej kamera shumë të shtrenjta dhe aparate fotografike.
Pjesa më e madhe e këtyre kamerave është provuar se kanë hyrë në Shqipëri, dhe janë shitur në televizione dhe studio të ndryshme private. Si pasojë e kësaj grabitje autoritet gjermane kanë përllogaritur një dëm prej 3.1 milion euro. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm një kamerë kap shifrën e 159 mijë eurove, ndërkohë që ato dyshohet se janë blerë nga televizionet dhe studio televizive private që veprojnë në Shqipëri.
Nisur nga këto dyshime, para pak kohësh një grup prej katër anëtarësh të prokurorisë gjermane zbarkoi në disa prej televizioneve më të mëdha të vendit si dhe në disa studio të prodhimeve të videoklipeve, duke ushtruar kontrolle mbi përdorimin e kamerave dhe origjinën e blerjes së tyre. Mësohet se kontrolle të tilla janë kryer në mbi dhjetë televizione të njohura në vend si dhe disa studio private, por në fakt, nuk është arritur të gjendet asnjë e dhënë për kamerat e vjedhura.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com