FIER-Pasditen e sotme dy persona kanë grabitur një grua duke i marrë çantën me para, sapo doli nga një pikë këmbimi valutor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Apollonia" rreth orës 18:35.

Gruaja me inicialet M.J. ka deklaruar para grupit hetimor se në momentin që ka dalë nga pika e këmbimit të valutës, dy persona i kanë marrë çantën me një sasi lekësh me forcë dhe janë larguar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

d.b/shqiptarja.com