Grabitje në Malësinë e Madhe, denoncimi i familjarëve: U futën në shtëpi e na thanë jemi policë, morën para dhe telefonat e ikën në këmbë

MALËSI E MADHE- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Malësisë së Madhe. Sipas denoncimit të kryer nga familjarët grabitësit janë futur në shtëpi me armë dhe të maskuar.

Bashkëshortja e Ndoc Ulajt shprehet se janë grabitur me armë ndërkohë që pas kamerave ajo ka treguar se dy persona i kanë hyrë natë në shtëpi, ku fillimisht janë future në dhomat e fëmijëve dhe i u kanë marrë telefonat e më pas u kanë drejtuar armët.

Fëmijët, jashtë kamerave, kanë treguar se grabitësit i kanë pyetur për dhomën e babait, ndërkohë që ato u janë lutur që ‘Mos t’i bëjnë gjë babait’.

Grabitësit u kanë thënë atyre se janë policë. Ndër të tjera fëmijët kanë rrëfyer se babai i tyre ka njohur një nga grabitësit. Pasi kanë marrë shumën e parave dhe telefonat sipas fëmijëve janë larguar me vrap në këmbë.

Policia ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me grabitjen, por sipas burimeve nga blutë e Shkodrës, bëhet fjalë për një vjedhje parash nga dy persona por që kanë qenë të paarmatosur dhe të pamaskuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit