Një person ka arritur të marrë një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.
Shuma e vjedhur mendohet të jetë rreth 90 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, shihet se autori, i maskuar dhe me kapuç në kokë, futet në supermarket dhe shkon te kasa.
Ai ka kërcënuar me thikë punonjësen dhe ka marrë paratë që ndodheshin në kasë. Punonjësja është dërguar në spital për të marrë mjekim.
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Komente









