Një thikë e ngulur në shpinë për një bllokim rruge me makinë i mori jetën Egli Pashollarit. Autori Gazment Buçpapaj nuk është kapur ende, por ndërsa ngjarja do të vijojë rrjedhën e saj dhe do të pasohet nga dinamikat, në jetën e njerëzve që e njihnin Egli Pashollarin ka mbetur një boshllëk.
Një prej mikeve të tij, Edisa, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin përmes rrjeteve sociale. Në TikTok, ajo ka publikuar disa momente krah Eglit, të cilin e quan “vëlla”. Me shumë trishtim, Edisa flet për plagët që i ka lënë humbja e shokut të saj, për të cilin thotë se do ta ruajë gjithnjë në zemër.
“Ti e dije që të doja shumë, çerro, por unë nuk e dija që të doja edhe më shumë nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa që më ke lënë s’do të më shërohen kurrë, por do të mësoj të jetoj me to, sepse pa ty s’do të jetë njësoj. Të doja, të dua dhe do të dua përgjithmonë me shpirt të pastër, vëllai im. Kurrë s’do e pranoj dot faktin që s’do të kem më të pranishëm në jetën time, dhe asnjë tavolinë s’do e ketë më shijen njësoj pa ty, shpirti im. Asnjë verë s’do të jetë më aq e ngrohtë pa ty, sepse plaga që na është hapur në kraharor na e ka ftohur edhe shpirtin. Ishe dhe do të mbetesh më i miri djalë dhe më i miri shok për këdo që të njohu vërtet, vëlla. Përgjithmonë në zemrën time! Shihemi së shpejti!”, shkruan Edisa.
Egli Pashollari u vra më 20 shkurt në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, pranë zonës së ish-Parkut, ku u sulmua nga dy vëllezër, njëri prej tyre i identifikuar si Gazment Buçpapaj.
Pashollari është konfliktuar me Buçpapajn, i cili ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij. E pyetur në polici, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore. Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës.
Gazment Buçpapaj i ka rënë borisë për t'i hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Fill pas kësaj, autori i cili është ende në kërkim nga policia ka dalë nga makina dhe është përfshirë në koflikt fizik me Pashollarin ku e goditi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasoja për jetën.
@edisa_mua Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im ? Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time? See you soon... #rip #foreverinmyheart #? #?️ #bro ♬ оригинальный звук - TronEx
Komente











