Një super grabitje është regjistruar në Dungiven të Irlandës, ku si objektiv ka qënë një bankomat parash. Ajo që bie në sy është mënyra se si grabitësit e kanë kryer krimin e tyre, ku e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen County Londonderry.
Sipas videos së publikuar nga "Daily Mail" shihet se grabitësit kanë përdorur një eskavator gjigant për të shqyer murin ku ishte instaluar bankomati. Pasi kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash grabitësi është arratisur me një makinë tip Citroen Berlingo ku në të e prisnin dy person të tjerë të maskuar.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohorë të 4 minutave. Sipas autoriteteve kjo është grabitja e 8-të e ndodhur në 2019. Pronari i dyqanit Martin O’Kane ka parë të gjithë ngjarjen në kamerat e sigurisë së siguruar nga policia.
Pasi pa videon Martin është shprehur: “Njerëzit që bënë këtë janë të përbuzshëm”. “Do të ketë gjithnjë e më pak ATM për shkak të këtyre sulmeve. Ka një po ndodh çdo javë. Nuk do të marrë më një makineri të tillë dhe kjo do të jetë humbje për komunitetin lokal”, shtoi ai.
(Kliko këtu për të shikuar videon)