GRAFIKU/ Nga data 5-9 tetor piku i mësuesve dhe nxënësve të infektuar në Tiranë! Nis testimi shpejtë në shkolla

GRAFIKU/ Nga data 5-9 tetor piku i mësuesve dhe nxënësve të infektuar në Tiranë! Nis testimi shpejtë në shkolla

Foto ilustruese

TIRANË- Nga data 5-9 tetor është regjistruar numri më i lartë i nxënësve dhe mësuesve të prekur me COVID- në shkollat në Tiranë. Në grafikun që Report Tv sjell vihet se së në këtë periudhë katër ditore janë regjistruar 152 nxënës pozitiv dhe 198 mësues. Më pas kurba e infektimit ka pasur një ulje të lehtë nga fundi i muajit, por më pas ka mësuar sërish një ngjitje fundi i nëntorit. Dhjetori ka shënuar më pak raste mësues e nxënës të infektuar.

Një gjë e tillë, sipas prefektit të Tiranës, Toni Gogu vërteton që nuk ka pasur vatra infeksioni në shkolla.

"Kjo sipas përfaqësuesve të ZVAP-ve është një fakt se hapja e shkollave nuk ndikon në përhapjen e virusit. Në përfundim të gjithë drejtuesit u zotuan se jemi në kushte ku mund të vijojmë normalisht procesin mësimor e madje deri në mbylljen e vitit shkollor", tha Gogu.

Ai  ka bërë me dije se ka nisur testimi i shpejtë te mësuesit që sjell edhe zgjidhjen e zëvendësimit apo mungesës së tyre në shkolla.

"Një nga shqetësimet që ka krijuar pandemia në arsim është ajo e mungesës së mësuesve, të cilët karantinohen deri në marrjen e përgjigjes së tamponit. Në takimin e organizuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik deklaruan se për mësuesit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor ka nisur aplikimi i testeve të shpejta, përgjigja e të cilëve del për vetëm 15 minuta, dhe kështu bëhet e mundur zgjidhja e mungesës së mësuesve në shkolla", tha Gogu.

Në fund, Gogu tha se po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje për problemin e internetit për disa nxënës që të zhvillojnë mësimin online.

"Ajo çka u konstatua si problem në aplikimin e mësimit online ishte vështirësia e aksesit në internet për shkolla që ndodhen në territore të largëta, ndaj menjëherë Prefekti i Qarkut Tiranë u vu në kontakt me AKEP dhe operatorët e internetit për të referuar këtë problematikë dhe për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt", përfundoi Gogu.

1607611135_Grafiku.JPG 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve