Grafite me përmbajtje fyese kundër SHBA-së dhe NATO-s janë shkruar në periferi të Kaçanikut në mbrëmjen ndërmjet së shtunës dhe së dielës. Autorët e panjohur të grafiteve parullën "Thank you NATO", e shkruar më herët, e kishin shndërruar në "Thank you Russia", kurse atë "Thank you USA", e kishin "riformuluar" "Fuck you USA", raporton korrespodenti i Kohës Ditore.
Emblema e UÇK-së ishte mbuluar me ngjyrë të zezë, ndërsa përskaj saj ishte vizatuar kryqi me katër "S"-të serbe.
Grafitet janë shkruar në vendin quajtur Fusha e Pajtimit, 6 kilometra në veri të Kaçanikut, në muret e urës nën të cilën kalon rruga që lidhë Komunën e Shtërpcës dhe Brezovicën e banuar me minoritarë serbë me magjistralen Prishtinë-Shkup.
Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com