Gramoz Ruçi uron Presidentin e ri të PE: I bindur për mbështetjen tuaj në rrugëtimin europian

Gramoz Ruçi uron Presidentin e ri të PE: I bindur për mbështetjen tuaj në rrugëtimin europian

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me anë të një letre ka uruar Presidentin e ri të Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.  

Kryeparlamentari i Shqipërisë  thotë se është i bindur se do të ketë mbështetjen e tij në rrugëtimin europian.

Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Presidentit të Parlamentit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal t‘Ju uroj suksese në përmbushjen e detyrës Tuaj fisnike. Shpreh bindjen se, nën lidershipin Tuaj, bashkëpunimi midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë do të forcohet më tej dhe Shqipëria do të ketë mbështetjen Tuaj dhe të Parlamentit Europian në rrugëtimin e saj europian, drejt çeljes së negociatave në vjeshtë të këtij viti.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.

Kujtojmë se Sassoli është një figurë pozitive për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ligjvënësi socialist italian, 63-vjeç u zgjodh pas dy raunde votimesh në sesionin e parë të punës së parlamentit që doli nga zgjedhjet e muajit maj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qëndrimi i mbrojtjes së Erion Veliajt: 8 pikat që tregojnë se hetimi është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

Qëndrimi i mbrojtjes së Erion Veliajt: 8 pikat që tregojnë se hetimi është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin