GRAMSH – Kryeplaku i Gramshit është arrestuar pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kallëzuar në polici mbjelljen e drogës nga një shtetas tjetër, në një zonë të thellë malore brenda territorit të komunës.
Antik Haruni, 45 vjeç u arrestua pasi nuk kallëzoi shtetasin Tare Pole, 53 vjeç, banorë i komunës Skënderbeg, i cili kishte mbjellë 50 bimë Cannabis Sativa me rreth 2.5 metra në tokën që ai zotëronte, është zbuluar nga forcat e policisë së Gramshit dhe është arrestuar së bashku me dy djemtë e tij, konkretisht Enrik 23 vjeç dhe Ervin 21 vjeç, pasi këta të fundit ishin posedues të lëndës narkotike.
Toka që autori dispononte ndodhej në një zonë të thellë malore, ku edhe mundësitë për tu zbuluara janë të pakta, por kjo nuk e ka penguar policinë të zbulojë parcelën në të cilën shtetasi Pole kishte mbjellë bimët e cannabis, gati për tu hedhur në treg.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com