GRAMSH- Një zjarr i fuqishëm shkrumtoi një pallat në qytetin e Gramshit mbrëmjen e djeshme.
Sipas raportimeve 8 apartamente u përfshinë nga flakët në katin e tretë të pallatit, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi tetë familje kanë mbetur në qiell të hapur.
Zjarrfikësit kanë punuar për më shumë se dy orë për shuarjen e flakëve, ndërsa është dashur edhe mbërritja e zjarrfikëseve nga Elbasani për neutralizimin e zjarrit.
Pallati i përfshirë nga flakët ndodhet pranë Komisariatit të Policisë të Gramshit.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese dhe fillimisht flakët kanë përfshirë çatinë e tij dhe më pas të gjithë katin e tretë.
Ora 22: 10 Shkak i zjarrit, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese
Banorët e kanë pasur të vështirë të neutralizojnë flakët, për shkak se ato janë përhapur menjëherë.
Fati më i mirë i të gjithave është se nuk ka të lënduar nga zjarri, përveç dëmtimeve të lehta të disa banorëve të cilët kanë tentuar të shuajnë flakët.
Ora 22:00 Zjarri, tetë familje në qiell të hapur
Pallati i përfshirë nga flakët ka qenë një godinë e vjetur e ndërtuar gjatë periudhës komuniste.
Tetë familje kanë mbetur në qiell të hapur, të cilët janë akomoduar pranë të afërmve të tyre.
Ora 21:30 Kryebashkiakja e Gramshit, Dollani: Shkrumbohen 8 apartamente
Në një komunikim për Report Tv, kryetarja e bashkisë Gramsh Luljeta Dollani ka deklaruar se situata është problematike. Sipas saj zjarri ka qenë shumë i fuqishëm ku ka shkrumbuar 8 apartamente.
“Situata është problematike. Dy zjarrfikëse dhe një tjetër nga Gramshi po përpiqen të neutralizojnë flakët. Në dijeni time nuk ka persona të lënduar por dëme të mëdha materiale. Nga flakët janë përfshirë 8 apartamente të shkrumbuara”, u shpreh Dollani.
E pyetur se çdo të bëhet me familjet, shtëpitë e të cilëve janë përfshirë prej mëse 1 ore nga zjarri, Dollani është shprehur se do bashkia do të përpiqet për të gjetur një mënyrë për strehimin e tyre.
"Do të gjejmë mundësinë për të strehuar këto familje. Flakët po vihen nën kontroll dhe nuk ka rrezikshmëri që flakët të përhapen më tej", tha Dollani
/Shqiptarja.com

VIDEO