GRAMSH - Krimi brenda familjes ka marrë sot viktimën e radhës ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur Çekin të Gramshit ku Agron Llapushi ka mbytur me duar në arë bashkëshorten e tij Alketa Llapushi 35 vjeç, nënë e dy fëmijëve.
 
Sipas të dhënave paraprake, grindja mes çiftit dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, çka ka sjellë edhe grindjen mes tyre. Gjatë grindjes bashkëshorti e ka goditur fillimisht me sende të forta gruan e tij dhe më pas e ka mbytur atë me duar.
 
A1 Report sjell foto të banesës ku ndodhi krimi i radhës brenda në familje.

Dy fëmijët e çiftit Llapushi ndodheshin në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja. Kanë që në të afermit e Agron Llapushit që e kanë marrë vesh për ngjarjen dhe kanë njoftuar strukturat e rendit. 

Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit si dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjares. 

shtepia me logo
(Në foto: Banesa ku ndodhi krimi)


Ora 20:05 Të afërmit: Çifti nuk kishte probleme, Agron Llapushi sapo ishte kthyer nga Greqia
Të afërmit e viktimës pohojnë se çifti Llapushi shkonte shumë mirë, ndërsa rrëfejnë atë çka dinë për këtë ngjarje. Sipas Mersin Llapushit, babait të autorit Agron Llapushi çifti nuk kishte probleme, duke shtuar se çifti ka qenë vetëm në arë, aty ku edhe ka ndodhur krimi. Megjithatë vjehrri i viktimës është shprehur se nuk ka dijeni për motivet dhe se si ka ndodhur ngjarja.
 
“Djali nuk kishte probleme me nusen. Kanë qenë vetëm në arë. S’e dimë çfarë ka ndodhur. Djali eshte vetëdorëzuar.” Është shprehur Mersin Llapushi

Ndërsa të afërmit e tjerë tregojnë se autori kishte tre ditë që ishte kthyer nga Greqia, dhe se ai nuk ishte një njeri problematic, por përkundrazi ishte një njeri i qetë dhe i shoqërueshëm. 
banesa

Ora 16:15 Burri e mbyti me duar gruan për motive xhelozie
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se burri Agron Llapushi ka goditur fillimish me sende të forta gruan e tij Alketa Llapushin. Më pas ai e ka mbytur atë me duart e tij. Sipas policisë grindja mes tyre ka nisur për motive xhelozie. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)