Gramsh/ 'Thanë' fshatin pasi mbollën kanabis pranë depos së ujit, Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë 9 të pandehur

Gramsh/ 'Thanë' fshatin pasi mbollën kanabis pranë depos së ujit, Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë 9 të pandehur

Kanabisi i sekuestruar

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për kultivimin kanabisit në Gramsh dhe ka marrë si të pandehur 9 persona.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se çështja është dërguqar në gjykatë dhe pritet dënimi i 9 të arrestuarve, mes tyre dhe ish kryeplaku i fshatit Kotorr Aurel Kotorri 32 vjeç, me akuzën e kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim.

9 nga të arrestuarit janë:
Gezim Çelanji 38 vjeç
Alkis Vila 33 vjeç
Albion Nexhipi 23 vjeç
Elton Kotorri 38 vjeç
Ervin Kotorri 27 vjeç
Altin Kotorri 37 vjeç
Luan Kotorri 47 vjeç
Klajdi Kotorri 18 vjeç
Aurel Kotorri 32 vjeç

Të pandehurit janë me masë arresti në burg dhe do të jetë gjykata e kryesuar nga Eitvan Sikaj e cila do të japë verdiktin përfundimtar.

Shtetasit në fjalë dyshohet se kishin mbjellë sasinë e lëndëve narkotike pranë depove të ujit të fshatit, të cilat i përdornin për ujitjen e lëndës narkotike. Ato u kapen ne korrik të 2020-ës.

Kultivuesit që kishin shkuar në Gramsh për të mbjellë parcelat janë nga disa qytete të Shqipërisë. Nga Saranda, Durrësi, Tirana, Shijaku, Elbasani, Gjirokastra dhe Përmeti ata kishin gjetur strehë në Gramsh pasi në Kotorr kishin hapur parcelat dhe kishin nisur kultivimin. Report Tv siguroi fotot e parcelave me kanabis, 1500 bimë gati për vjelje dhe 200 kubikë për mbjellje.

Edhe në parcelën e dytë sipërfaqja e bimëve të kultivuara ishte rreth 1500 bimë. Ky hetim është ndjekur me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa ka qenë drejtuesi i saj Kreshnik Ajazi dhe zv/ prokurori Ritvan Suka që kanë finalizuar me sukses këtë operacion në bashkëpunim edhe me policinë.

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja