Kultivues nga 7 qytete mbollën fshatin Kotorr me kanabis, 11 të arrestuar në Gramsh, mes tyre kryeplaku (Parcelat me drogë)

TIRANE-11 persona janë arrestuar në Gramsh për kultivim kanabisi pas një hetimi 4 javor. Në pranga mes të arrestuarve është edhe kryeplaku i fshatit Kotorr Aurel Kotorri 32 vjeç, ku u gjetën parcelat me kanabis. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

9 nga të arrestuarit janë;
Gezim Çelanji 38 vjeç
Alkis Vila 33 vjeç
Albion Nexhipi 23 vjeç
Elton Kotorri 38 vjeç
Ervin Kotorri 27 vjeç
Altin Kotorri 37 vjeç
Luan Kotorri 47 vjeç
Klajdi Kotorri 18 vjeç
Aurel Kotorri 32 vjeç

Kultivuesit që kishin shkuar në Gramsh për të mbjellë parcelat janë nga disa qytete të Shqipërisë. Nga Saranda, Durrësi, Tirana, Shijaku, Elbasani, Gjirokastra dhe Përmeti ata kishin gjetur strehë në Gramsh pasi në Kotorr kishin hapur parcelat dhe kishin nisur kultivimin. Report Tv siguroi fotot e parcelave me kanabis, 1500 bimë gati për vjelje dhe 200 kubikë për mbjellje.

Edhe në parcelën e dytë sipërfaqja e bimëve të kultivuara ishte rreth 1500 bimë. Ky hetim është ndjekur me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa ka qenë drejtuesi i saj Kreshnik Ajazi dhe zv/ prokurori Ritvan Suka që kanë finalizuar me sukses këtë operacion në bashkëpunim edhe me policinë.

Parcelat me kanabis ne Gramsh

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare