Policia ka zbardhur aksidentin në punë, me pasojë vdekjen e një punëtori, në fshatin Lënie të Gramshit, ditën e djeshme.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije, se punëtori i kompanisë që po ndërton HEC-in në fshatin Lënie, i cili humbi jetën, i identifikuar si Fisnik Vrapi, 51-vjeç, vdiq pasi u përplas nga një kamionçinë, po në pronësi të firmës ku punonte.
Shoferi i kamionçinës i identifikuar si Kujtim Hysa, 53 vjeç, gjatë drejtimit të mjetit ka kryer manovra të gabuar duke dëmtuar rëndë 51-vjeçarin i cili nuk u ka mbijetuar plagëve dhe për pasojë ka humbur jetën.
"Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital",- njofton policia e Elbasanit.
53-vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë dhe akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Po ashtu, blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti kamionçinë që vrau 51-vjeçarin.
K.M/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.4%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
30%
Vota total: 313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Plagosi me kaçavidë një 45-vjeçar, policia arreston autorin
27 Korrik, 13:02
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit
22 Korrik, 12:24
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Dhërmi, Himarë dhe Borsh! Stuhi edhe në Elbasan
18 Korrik, 16:33
-
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 13:34
-
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
18 Korrik, 13:06
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Stuhi e fuqishme ere dhe shiu në Elbasan
17 Korrik, 18:53