GRAMSH - Në lagjen “Frakallinj” të Gramshit, një zjarr ka rënë brenda banesës së qytetarit Daut Lushi, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe zjarrfikësit. Prej zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)