GRAMSH - Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë dy katëshe në fshatin Bletëz komuna Skëndërbegas Gramsh mesditën e sotme, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar një fëmijë 9 vjeç. Sipas policisë, banesa ku jetonin shtetasit me iniciale A.Zh, S.Zh dhe E.Zh është përfshirë nga flakët si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Pas marrjes së informacionit zjarrfikëset dhe policia janë nisur në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Megjithatë autoritetet e rendit raportojnë se si pasojë e flakëve i mituri Ç.Zh 9 vjeç ka marrë plagë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin rajonal, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:
Njoftohemi s në fshatin Bletëz komuna Skëndërbegas Gramsh , në banesën dy kateshe ku banonin shtetasit A.Zh, S.Zh dhe E.Zh, ka rënë zjarr. Sherbimet e policise pas marrjes se ketij informacioni menjehere shkuan ne vendin e ngjarjes se bashku dhe me sherbimet e zjarrefikeses te cilet bene te mundur lokalizimin e zjarrit.
Si pasoje e rënies së zjarrit ka patur dëmtime të lehta fëmija i mitur 9-muajsh Ç.Zh, i cili u dergua menjehere në spitalin rajonal Gramsh ku mori mjekimin e nevojshem dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.


banesa me logo

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)