Granit Xhaka, kontratë 5 vjeçare me Borusia Monchengladbach

Granit Xhaka, kontratë 5 vjeçare
me Borusia Monchengladbach
Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka është prezantuar me fanellën e skuadrës gjermane, Borusia Mynshengladbah, pasi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. 19-vjeçari ka vendosur të braktisë Bazelin, pasi ka fituar kurorën e dyfishtë me këtë skuadër, duke u bërë pjesë e klubit gjerman, i cili në edicionin e ri do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

”Ne kemi konkurruar me një numër të madh të klubeve më të mira evropiane në përpjekjet për të nënshkruar me Granit Xhakën, prandaj jemi të lumtur që kemi arritur për ta transferuar atë në radhët e klubit tonë”, ka thënë drejtori sportiv i Borusias së Mynshengladbahut, Maks Eberl. Xhaka në janar kishte refuzuar ofertën e skuadrës tjetër gjermane, Hamburg.

Ai është shprehur i lumtur për finalizimin tek Borusia Mynshengladbah, tek e cila skuadër do të veshë fanellën me numrin 34. ”Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratë me Borusian. Vendimi për të ardhur në këtë klub nuk ishte shumë i vështirë. Isha i vendosur në që nga fillimi për të ardhur këtu, sepse Borusia Mynshengladbah është një klub fantastik”, ka thënë Xhaka. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini