Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka ftuar në ekipin e parë të "Topçinjve" edhe Maldin Kaçurrin. Mbrojtësi qendror është pjesë e ekipit U-18 të londinezëve, teksa paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e stafit teknik. Tanimë djaloshi 17 vjeçar është pjesë e ekipit të parë, me spanjollin që mund t'i rezervojë surpriza në sfidat e radhës.
I dalë nga moshat e Fulham, verën që kaloi mbrojtësi u bashkua me moshat e Arsenal, duke kaluar më pas te ekipi U-18 falë paraqitjeve të tij të mira. Kaçurri është pjesë e Shqipërisë U-17, duke luajtur në dy ndeshje me kuqezinjtë.
Titullar te moshat e Arsenal, djaloshi shihet me besim nga Arteta duke e afruar në ekipin A, të paktën për stërvitje më specifike. Veç Granit Xhakës, Arsenalit i shtohet një tjetër shqiptar.
Maldin Kaçurri