Granit Xhaka është emocionuar tej masa pas golave të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Armenisë.

Futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me lot në sy.

Ndryshe nga botërori i kaluar në Brazil, ku tifozët shqiptarë patën mundësi të shihnin vetëm shqiptarët e Zvicrës, në Francë do të kenë mundësi të shohin edhe ekipin e Shqipërisë.

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka do të hyjnë në histori duke qenë dy vëllezër që do të luajnë në Kampionatin Evropian për dy kombëtare të ndryshme.


xhaka

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)