Grant: Respekt për Mourinho, por
nuk është mbret i botës e as gjeni

Grant: Respekt për Mourinho, por<br />nuk është mbret i botës e as gjeni
Avram Grant, ish trajneri i Chelsea dhe drejtuesi aktual i Izraelit, është shprehur se nuk i pëlqen mënyra se si mediat po e trajtojnë trajnerin portugez Jose Mourinho.

Kam shumë respekt për Josen, por nuk më pëlqen që mediat thonë se ai është mbret i botës dhe gjeni. Nuk është aspak ashtu si e paraqesin”, është shprehur ai.

Grant mori drejtimin e Chelsea si zëvendësues i Mourinho-s në sezonin 2007/2008, ku arriti të përfundonte kampionatin në vendin e dytë dhe ta çonte skuadrën në finale të Ligës së Kampionëve dhe në atë të Kupës.

Nga ana tjetër edhe Tommy Docherty, ish-trajneri i Manchester United, e ka shprehur hapur se nuk e pëlqen teknikun portugez duke u shprehur se
Mourinho ka punuar mirë, por nëse  do të ishte i bërë prej çokollate do të hante veten.

“Vetëm shihni se sa para ka shpenzuar! Ferguson e shiti Pogban për rreth 1 milion dhe ai shpenzoi një shifër të çmendur për ta blerë përsëri. Kjo është të bësh biznes siç duhet apo jo?”, është shprehur skocezi disa kohë më parë për mediat angleze.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos