Grante e garanci sovrane për bizneset e vogla, gati projektligji për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro! Për 10 vite pritet të shpenzohen 106.3 mln lekë

Përballja me pandeminë ka qenë tepër e vështirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por më shumë e sfiduese ka qenë për bizneset familjare. Të tre këto kategori do të jenë në fokus të draft-ligjit të hartuar nga Ministria e Financave për ‘zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme’, nëpërmjet të cilit do të mundësohet dhënia e granteve për këto subjekte.

Sipas projektligjit të hedhur për konsultim publik synohet rritja e mbështetjes për biznesin për të forcuar konkurrencën dhe për të siguruar në mënyrë më të shpejtë zhvillimin ekonomik të vendit. Një theks i veçantë i vihet edhe zhvillimit të ideve novatore dhe teknologjike që në Shqipëri ende nuk janë në të njëjtin nivel me rajonin.

Synohet që në një kohë të shkurtër të rritet mbështetja me 50%, shtimi i aplikimeve për teknologji të reja nga zero që është aktualisht në 50 % brenda vitit 2022. Po ashtu synohet të rritet numri i ndërmarrjeve, i të punësuarve, dhe instrumenteve financiare me 10%. Ndërsa një proces i rëndësishëm është edhe rritja e shkallës e përthithjes së granteve me 100 % nga bizneset.

Përpos mbështetjes financiare, bizneset do të asistohen edhe në dhënien e informacionit, në këshillim, trajnim, apo zhvillimit profesional apo ritrajnimit.

Nga këto ndihma përfitojnë ndërmarrjet ku punësohen më pak se 250 persona dhe kanë bilanc vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë. Ndërmarrjet ku punësohen më pak se 50 persona dhe ka bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë. Po ashtu përfitues janë edhe subjektet, ku punësohen më pak se 10 persona dhe bilanc vjetor është nën 10 milionë lekë.

Për të ngritur portalin e-busness, për të trajnuar bizneset dhe për të dhënë mbështetje financiare si grant apo hua është parashikuar që të shpenzohen 106,382,278 lekë.

Fondet për të mbështetur financiarisht këto ndërmarrje do të sigurohen nga buxheti i shtetit, nga donacionet si brenda vendit ashtu edhe të huaja, nëpërmjet garancive shtetërore të huasë, si dhe do u ofrohet shërbime publike këtyre ndërmarrjeve. Të gjitha paratë për këto skema do të menaxhohen nga Agjencia e Investimeve Shqiptare.

Këto subjektet nuk duhet të kenë borxhe, të kenë paguar taksat dhe të kenë jo më pak se 6 muaj të regjistruar në QKB. Këto ndryshime ligjore sipas projektligjit kanë ardhur si pasojë e mungesave të hapësirave ligjore për hartimin e skemave të garancisë shtetërore të huasë, për mbështetjen e kreditimit të ndërmarrjeve, në ligjin e vjetër.

Në vitin e parë janë parashikuar kosto mbi 13 milionë lekë, e cila përfshin organizimin e takimeve për zhvillimin e portalit “e-business”. Në vitin e dytë do shpenzohen 99,3 milionë lekë, që përfshin krijimin e portalit për zhvillimin e e-business, i cili do të ndihmojë bizneset në përzgjedhjen e formave më të mira të tregtisë elektronike dhe të biznesit elektronik, grante për ofrimin e trajnimeve dhe mbështetje financiare për ndërmarrjet e sapokrijuara, grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga bizneset. Ndërsa duke filluar nga viti i tretë deri në vitin e dhjetë janë parashikuar kosto gjithsej 93,3 milionë lekë, të cilat përfshijnë dhënien e granteve si edhe shërbime mbështetëse për biznesin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)