Grantet për vendorët
Fino kundër heqjes së tyre

Grantet për vendorët<br />Fino kundër heqjes së tyre
TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani paraqiti dje në Komisionin e Ligjeve buxhetin për vitin 2014, ku u përball me akuzat e deputetëve të opozitës, të cilët e votuan kundër në parim. Cani tha se ky buxhet është fleksibël, ndërsa sipas tij është rënë dakort me FMN dhe BB, se nëqoftëse ekonomia nuk performon pozitivisht, janë ato institucione që do të mbështesin stimulin e saj, ç`ka la të kuptohet se mund të ketë thellim të borxhit.

Ndërkohë që deputeti Bashkim Fino doli kundër neneit 15 të projektligjit që paraqet buxhetin, i cili ka të bëjë me mbledhjen e granteve të pakushtëzuara nga qeveria në rast të mosshlyerjes së faturave ndaj kompanisë CEZ apo dhe UKT, praktikë kjo që u zbatua edhe vitin e kaluar. Drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi deklaroi se fondi për ish-të përndjekurit si dhe ish-pronarët do të jetë më i ulët.

Xhafaj: Kanë ardhur dekretet e presidentit. Deputetët i kanë në kutitë e tyre postare. Kanë ardhur edhe kandidaturat për tre komisionerët  Avokatit të Popullit.
 
Dhëmbi:Shtesa e ministrive të reja është përballuar nga shkurtimet. Kjo kompensohet falë reformës, ku parashikohet të ulet me 30 % numri i të punësuarve në administratë.

Replikat
-Majko: Ju përmendët borxhin 350 ml dollarë ndaj biznesit. Kjo është vetëm gjysmë faqe A 4 në gjithë raportin. Do ketë raportim shtesë me shkrim për këto dollarë sepse nuk janë detyrime të prapambetura të qeverisë. Nuk janë detyrime. Por shpezime.
-Cani: Ne nuk do paguajmë asnjë detyrim nga ato që janë të paligjshme. Ato që janë aty janë detyrime të qeverisë të papaguara. Janë tvsh dhe tatim fitimi i papaguar që nuk i janë kthyer biznesit.
-Halimi: Meqë është buxheti i parë politik i dalë nga zgjedhjet ka më shumë pata për ish-pronarët apo më pak apo janë më pak? Për ish-të përndjekurit që do bënit demek çudira ka më shumë lekë apo ka më pak?
-Dhëmbi: Për ish-pronarët s`ka shtesë në buxhet. Për ish-të përndjekurit është më pak se 2013 nga 2 mld në 1.8 mld.
-Bylykbashi: Ministri tha që disa njësi vendore do marrin më shumë nga buxheti. Do ketë ndarje politike të tranfertës së pakushtëzuar?
-Dhëmbi: Debatet e fundit janë politike. Në shpërndarjen e granteve të pakushtëzuara ka ndryshuar një element, ku tashmë shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të numrit të popullsisë të regjistruar në gjëndjen civile.

-Halimi: Buxheti i parashikuar për administratën është më i vogël apo më i madh? Shtimi i ministrive, nga përballohen shpenzimet? Po shtimi i mandateve të deputetëve?
-Dhëmbi: Shtesa e ministrive të reja është përballuar nga shkurtimet. Kjo kompensohet falë reformes, ku parashikohet të ulet me 30 % numri i të punësuarve në administratë.
-Fino: Keni hequr grantet minerare? Kush jeni ju që i jepni lëmosh pushtetit vendor? Ne kemi vendosur që do marrin 25% të rentës minerare. Ju thoni që renta minerare kërkohet nga pushteti vendor me kërkesë.

Ata e ka me ligj të drejtën e përfitimit për çfarë duhet të bëj kërkesë pushteti vendor? Ju po u thoni organeve të pushtetit  vendor që do u jepni deri 80% të rentës. Një pikë tjetër që doja të ndalesha është edhe grantet e pakushtëzuara të pushtetit vendor. Ka ardhur vjet ligji që për faturat e papaguara të CEZ do të nga bashkitë dhe komunat do të mbani grantet e pakushtëzuara. Ky është arbitraritet. Për këtë unë do votoj kundër nenit 15 për heqjen e granteve të pakushtëzuara. Do pres si do votojë Berisha dhe Bodja.
 
Rriten rrogat, s’ka regjistrim të makinave pa paguar gjobat

Ministri i Brendshëm,Sajmir Tahiri gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë lidhur me buxhetin e vitit 2014, tha se po mendohet ndryshimi i skemës për rritjen e pagave të punonjësve të policisë. Ai shtoi se nuk do të ketë më asnjë makinë që nuk ka paguar gjobat. Opozita u largua nga komisioni me jsutifikimin se ministri duhet të fiste edhe për vrasjen e 2 shqiptarëve në kufi me Greqinë.
Noka: Dua të përmend faktin që para se të vinte kërkesa për buxheti në këtë komision, nga ana e PD është dorëzuar një kërkesë dorëzuar ministrit të Brendshëm, për një seancë dëgjimor enë lidhje me 2 vëllezërit Çollaku të vrarë në tokën greke dhe të akuzuar si trafikantë dhe më keq si vrasës.(largohen deputetë e opozitës)
Helidon Bushati: Kemi mbërritur që të siguroni sigurinë ndaj policëve sepse vetëm dje keni pasur dy raste kur policët janë dhunuar.

Sterkaj: Kemi pasur shumë dëmtime në qarkun e Shkodrës, a është parashikuar gjë për emergjencën civile për banesat që janë dëmtuar?
Tahiri: Kolegët e opozitës të paktën duhet ta përshendesim buxhetin që qeveria i garanton Policisë së Shtetit. Policia vuante dimensionin qesharak të barsaletave për Mulin. Unë vetë jam interesuar me Ministrinë e Brendshme të Greqisë dhe të Policisë së Përgjithshëm të Greqisë. Prokuroria ka filluar një hetim. Ne mbetemi të hapur për çdo kërkesë që mund të vijë. Për dëmshpërblimin për familjet e mbytura ka mbetur shumë prapa. Shuma buxhetore që duhet për të përballuar gjithë kërkesën është shumë e madhe, që nuk do ja dilte kurrë ky buxhet.

Qefalia: Ka rezulton se shpërblimet për lindjen e fëmijëve që nga viti 2005 nuk bëhet. Është parashikuar një rritje e performancës së policisë së shtetit në drejtim të dinjitetit të tyre...
Tahiri: Ne nuk kemi ndërmend që policia të bëhet vend hallexhinjsh, që kur s’gjen punë, shkon edhe fillon në Polici. Ky shpërblim nuk paguhet që nga viti 2008 dhe trashëgojmë një borxh prej gati 5.3 milionë dollar vetëm në lidhje me shpërblimin e fëmijëve. Kam përshtypjen që ky instrument sot e ka humbur efektin e vet.
Rama: Sa % shkon rritja për nivelin e ulët, për nivelin e mesëm dhe atë të lartë?
Tahiri: Por mund t’ju them me përgjegjësi që rritja më e madhe e pagës shkon për nivelin më të ulët në hierarkinë e gradave të policisë së shtetit që është grada inspektor. Rritjen 24 % e ka grada inspektor që janë 4350 punonjës policie. Në rend zbritës vazhdon me gradën e dytë për nda fundi me kryeinspektorin dhe pastaj kështu me radhë duke arritur deri në nivelet drejtues, drejtues i parë, zv drejtor i përgjithshëm, drejtor i përgjithshëm.

Sterkaj: Çfarë do bëhet për pagimin e orëve jashtë orarit? Si do jetë menaxhimi i gjobave të policëve?
Tahiri: Aktualisht është 1.5 milionë dollarë detyrimi për shpenzimi dhe dieta.Sa i takon gjobave të policisë rrugore, është shumë e rëndësishme që në këtë vit buxhetor të ardhurat nga gjobat e policisë që variojnë deri në 3 milionë dollar do jenë në dispozicion të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë, në funksion të përmirësimit të strukturave,të pajisjeve, dhe të shikohet edhe një stimulim të këtyre strukturave. Bashkë me ministrin e transporteve do të nënshkruajmë një marrëveshje dhe nuk do të jetë e mundur që të bëhet koalidimi i makinës, apo të bëhet regjistrimi i makinës, vjetor, pa u paguar detyrimet e gjobave ndaj policisë rrugore.
Sterkaj: Ky problemi i gjobave nuk është për popullin se ata gjejnë forma, por për ne deputetë që kemi një lloj imuniteti dhe do të dalim jashtë shtetit, do mbesin në kufi.

Basha: Sistemi i ri fiskal po largon investitorët e huaj
Partia Demokratike mblodhi dje në një tryezë përfaqësuesit e biznesit të huaj në Shqipëris. Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoj që të akuzoi sistemin fiskal që do të aplokohet në Shqipëri pasi sipas tij, kjo është bërë në fshehtësi dhe në dëm të biznesit vendas dhe të huaj. Sipas tij një vendim i tillë rrezikon që të shkatërrojë marrëdhëniet e qeverisë me investitorët e huaj dhe të heqë vendin tonë nga harta e investimeve të huaja.

Në këtë mënyrë, Basha vijoj duke i dalë në mbrojtje takës së sheshtë që aplikoi Berisha në qeverisjen e tij. “Siç e dini maxhoranca ka sjellë të dielën projekt buxhetin dhe ka nisur përkundër kërkesës së opozitës procedurat parlamentare për miratimin e paketës fiskale pa u konsultuar me grupet e interesit. Nuk e ka qeveria këtë gadishmëri nuk e ka këtë vullnet por për fat të mirë opozita e ka këtë vullnet. Dua t’ju them se për ne taksa e sheshtë 10 % jo vetëm e ka justifikuar veten si masë e rritjes së investimeve të huaja por e ka tejkaluar këtë efekt sepse u vendos në vitet më të vështira”,- deklaroi Basha. 
 

Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit