Gratë dhe humbja e flokëve pas
moshës 45, një fenomen natyro

Gratë dhe humbja e flokëve pas<br />moshës 45, një fenomen natyro
Femrat me kalimin e viteve kanë tendencë të jenë të pakënaqura jo vetëm me flokët, por me plakjen në tërësi dhe kanë një imazh jo të mirë të vetes. Sondazhi anglo-amerikan publikuar në British Journal për dermatologjinë, fokusohet mbi atë se si dhe pse gjatë viteve ndryshojnë flokët.

“Rënia e flokëve është rezultat i një efekti të kombinuar të reduktimit në numër dhe diametër të sipërfaqes së flokëve", -  thotë Parad Mirmiran, dermatolog në Universitetin e San Franciskos.
Nuk mund të arrihet në një konkluzion se përse disa femra jetojnë me këtë problem dhe disa të tjera jo. Për të arritur në një përfundim duhet patjetër të bëhet një studim me disa gra dhe lloje të ndryshme flokësh.

"Për studim janë përzgjedhur rreth 1100 gra të moshës 18 deri në 66 vjeç të etnisë Kaukaziane, të cilët u ankuan për humbjen e flokëve dhe rreth 300 gra të tjera jo të kësaj etnie.

"Ne ishim në gjendje të vendosnim kritere për të matur dhe të përshkruar dinamikën me të cilën flokët rriten, dhe të zhvillonim një parametër të vetëm që në mënyrë adekuate të përshkruanim atë që e kanë quajtur, Shuma e flokëve",- shton eksperti.

Për përcaktimin e shumës së flokëve, një term që mund të bëjë atë si "masë e flokëve" janë marrë parasysh diametri (e matur me metodën e bazuar në përdorimin e fibrave optikë dhe me një analizë të imazheve të flokëve të njëjtë) dhe numri i qimeve (e matur me phototrichogram, një teknikë fotografike që mbështetet në një sipërfaqe prej një inç katror të subjektit të kryer me numrin e rritjes së flokëve në një distancë prej 30-60 ditë.)

"Ne kemi parë se diametri i flokëve rritet deri në 45 vjet dhe pastaj gradualisht zvogëlohet, ndërsa dendësia për centimetër katror të kokës rritet deri maksimalisht rreth 30 vjec, mosha në të cilën rritet gjithnjë e më shpejt. Pastaj deri ne 45 vjec mbetet konstante kjo sasi",- shton eksperti.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat