Gratë e jetës së Barak Obamës

Gratë e jetës së Barak Obamës
Publikohen për herë të parë dhe në mënyrë ekskluzive nga gazeta Mailonline fotot që tregojnë të dashurat e presidentit te SHBA Barak Obama. Alex McNear, një bionde e bardhë ishte e dashura e parë e Obamës me të cilën ka patur një lidhje të gjatë dhe serioze. Pas saj rendidet vajze me flokë të zezë Genevieve Cook, me të cilën Obama kishte lidhje përpara se të takohej me gruan e tij aktuale. Alex McNear aktualisht nënë e një fëmije, drejton një kompani të energjisë së gjelbër dhe jeton në një vile 2 milion dollareshë në Sag Harbour të Nju Jorkut.

Ajo gjithashtu është një demokrate e cila mësohet të ketë votuar për ish të dashuruin e saj Barak Obama në zgjedhje. Këtë javë u mesua se ajo i kishte rrëmbyer zemren presidentit ndërsa të dy ishin në shkollë të mesme, por deri më tani kjo histori ishte mbajtur sekret. Në vend që të martohej me Obamen, ajo në fakt u martua me një boksier Serb i cili kohë më pare u perpoq të grabiste 60 mije dollarë nga një bankë.

Alex McNear u martua me Bob Bozic në një ceremoni e cila tmerroi nënën e saj duke sjelle në një familje të klasës së mesme një ish endacak dhe bastexhi. Obama ndërkohë ra në dashuri me Genevieve Cook, përpara së të takonte Michele Obamën dhe të martohej me të. Sapo shpërtheu kjo histori në media, ish e dashura e presidentit Obama, Mcnear deklaroi se nuk kishte ndërmend të jepte intervista.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special