DURRES – Përfaqësimi i grave në Parlament të jetë 50% me 50%. Propozimi ka ardhur nga lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, i cili mori pjesë sot në Durrës në konventën zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim.
“Nuk mund të ketë Shqipëri anëtare të Bashkimit Europian pa një rol shumë herë më të fuqishëm se sa sot të gruas në shoqërinë tonë, në politikën tonë”, deklaroi Meta. “Unë jam partizan i 50% me 50% - shtoi ai - dhe ne mbështesim si LSI të gjitha propozimet e rrjetit të shoqërisë civile që përfaqëson dhe mbron pjesëmarrjen e gruas në politikë që ato të reflektohen në reformën e ardhshme zgjedhore”.
Përveç çështjes së kuotave të cilat “janë të rëndësishme për të garantuar një përfaqësim sa më dinjitoz, ajo që do t’i japi vendin e duhur gruas dhe vajzës shqiptare është guximi për të qenë vetvetja kudo dhe jo thjesht pritja nga të tjerët për të respektuar kuotat e përfaqësimit. Kjo do të thotë se duhet të jeni akoma më të ndërgjegjshme për fuqinë që keni, për madhështinë që keni, për vlerat që keni dhe ajo që duhet akoma më shumë është një solidaritet më i madh midis jush në mënyrë që burrat mos dinë ku të futen”, deklaroi kreu i LSI.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com