Gratë që pinë 100 cigare, 30 %
më shumë rrezik për kancer gjiri

Gratë që pinë 100 cigare, 30 %<br />më shumë rrezik për kancer gjiri
SHBA- Gratë të cilat pinë 100 cigare gjatë jetës së tyre kanë 30% më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit.
Edhe pse ata që pinë duhan ndonjëherë besojnë se të mos pish shumë cigare nuk përbën rrezik për shëndetin, një kërkim i ri ka zbuluar të kundërtën.

Kështu, nëse pini 100 cigare gjatë jetës, rrisni me 30 përqind mundësinë të prekeni nga kanceri i gjirit. Kurse gratë, të cilat pinë një paketë në ditë janë 60% më shumë të rrezikuara të preken nga sëmundja.
Kërkimi zbuloi gjithashtu se gratë ndërmjet 20 dhe 44 vjeç, të cilat kanë pirë një paketë cigaresh në ditë për të paktën 10 vjet janë 60 për qind më shumë të rrezikuara të zhvillojnë një prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit.

Dr. Christopher Li nga Qendra e Kërkimit për Kancerin “Fred Hutchinson” në Seattle dhe skuadra e tij, analizuan të dhëna nga gra të reja në zonën e Greater Seattle, të cilat ishin të diagnostikuara me kancer të gjirit në periudhën ndërmjet 2004 deri 2010. Nga këto gra, 778 ishin të diagnostikuara me më shumë receptor estrogjeni-të tipit pozitiv dhe 182 kishin më pak estrogjen të zakonshëm, por më shumë tip negativ “aggressive triple-negative type”.
Sipas “National Cancer Institute”, rreth një në tetë gra amerikane do të zhvillojë eventualisht kancer të gjirit, por rreziku është më i ulët në moshat e reja. Vetëm një në çdo 227 gra të moshës 30-vjeç do të zhvillojnë kancer të gjirit përpara moshës 40 vjeç. Kjo mund të ndodhë sepse substancat në cigare veprojnë si estrogjeni, i cili do të zhvillojë estrogjenin receptor-pozitiv, që çon në kancer të gjirit.

Në këtë studim, gratë e reja, të cilat kanë pirë duhan ishin 30 për qind më shumë të rrezikuara të zhvillonin kancer të gjirit në krahasim me gratë, të cilat nuk kanë pirë kurrë duhan. Ndërsa dikush që nuk ka pirë më shumë se 100 cigare gjatë jetës së tij nuk mund të llogaritet si duhanpirës. Ndërsa gratë, të cilat kishin vetëm pak që kishin lënë cigaren apo ishin pirëse të duhanit aktualisht dhe kishin pirë të paktën për 15 vjet ishin rreth 50 për qind më shumë rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Nga ana tjetër, gratë të cilat kishin pirë të paktën një paketë cigaresh për 10 vjet, ishin 60 për qind më shumë të rrezikuara të prekeshin nga një lloj i kancerit, krahasuar me ato që pinin pak duhan.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur