Gratë shtatzëna duhet t'i thonë stop
duhanpirjes, ja si vuan fetusi

Gratë shtatzëna duhet t'i thonë stop<br />duhanpirjes, ja si vuan fetusi
Gratë shtatzëna nuk duhet të tymosin duhan, pasi duhanpirja gjatë shtatzënisë shkakton lindje të parakohshme, probleme me frymëmarrjen tek fëmija dhe në disa raste bëhet shkak edhe për vdekjen e fetusit.

Dr. Nadja Reissland, në përpjekje për të sensibilizuar nënat e reja për të ndaluar konsumimin e duhanit gjatë shtatzënisë, ka realizuar një skanim 4 dimensional të fetusit, ku shihen fare qartë reagimet në fytyrat e bebeve në mitër. Në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese, Reissland ka monitoruar 20 gra shtatzëna, 4 prej të cilave tymosnin mesatarisht 14 cigare në ditë.

Pas studimit të pamjeve të javës 24, 28, 32 dhe 36, u vu re se fetuset e nënave duhanpirëse lëviznin më shumë pjesën e gojës dhe preknin veten më shumë se fetuset e nënave joduhanpirëse. Këto fetuse gjithashtu mund të shfaqin zhvillim të vonuar në sistemin nervor qëndror.
Kjo nismë sensibilizuese duhet të inkurajojë të gjitha ato nëna të reja që të heqin dorë nga tymosja e duhanit, sepse në këtë rast nuk bëhet më fjalë vetëm për shëndetin e tyre. 
duhanpirja
duhanpirja
Fetusi i një nëne duhanpirëse (lart) ; Fetusi i një nëne joduhanpirëse (poshtë)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike