TIRANE - Forumi i grave socialiste dhe kryetarja Olta Xhaçka kanë shpërndarë ndihma ushqimore për disa prej familjeve më në vështirësi të Gërdecit. Ato vizituan familjen e Zamira Durdës që në shpërthimin e marsit 2008 humbi të birin Edisonin, si dhe në atë të Tushe Osmanit, 50-vjeçarja që duke i dhënë fund jetës pak kohë më parë, çoi në 28 numrin e viktimave.

Ndërsa deputeti Taulant Balla është kujdesur për fëmijët romë të Librazhdit dhe Prrenjasit, të cilëve u dhuroi disa lodra.

Balla premtoi më shumë vëmendje ndaj komunitetit egjiptian kur PS të vijë në pushtet, duke u fokusuar në vendet e punës dhe strehimin për ta.

(im/Gre.M/Shqiptarja.com)