KORÇË - Materniteti i Korçës nuk e ofron shërbimin e duhur për shkak të mungesës së aparaturave diagnostikuese.
Për pasojë, pacientet femra u drejtohen klinikave private ose udhëtojnë drejt kryqytetit, çka u kushton atyre një kosto më të shtrenjtë.
Mungesa dhe mosfunksionimi i aparaturave në qendrat shëndetësore në qytetin e Korçës tashmë është kthyer në një shqetësim serioz për jetën e pacientëve. Një situatë e tillë vërehet në maternitetin e Korçës, ku aparatura, të cilat merren me diagnostikimin e sëmundjeve prej kohësh kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa shumë të tjera mungojnë prej kohësh.
Siç bën të ditur Mishel Papakozmai, drejtor i Maternitetit Korçë, mungesa e aparateve diagnostikuese ka detyruar qindra paciente femra t’i drejtohen kryeqytetit apo edhe klinikave private për të marrë këtë lloj shërbimi, duke i shkaktuar atyre një kosto të lartë dhe më shumë kohë të humbur në dëm të shëndetit të tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com