'Gratë janë forcë emancipuese', Shpresa Marnoj, gruaja që kërkon të përfaqësojë Kurbinin në Kuvendin e Shqipërisë

'Gratë janë forcë emancipuese', Shpresa Marnoj, gruaja që kërkon të përfaqësojë Kurbinin në Kuvendin e Shqipërisë

Kandidate në qarkun e Lezhës me PS, Shpresa Marnoj

Për shumë vite, tradicionalisht, zona e Kurbinit në veri të Shqipërisë është përfaqësuar në politike e vendimarrje nga burrat, por me sa duket, koha ka ardhur për të përmbysur këtë realitet.

Pas zgjedhjes së një zonje në krye të Bashkisë Kurbin, një tjetër zonjë kandidon kësaj here, në zgjedhjet e 25 Prillit për të qënë përfaqësuesja e kësaj zone në Kuvendin e Shqipërisë.

Shpresa Marnoj, me profesion ekonomiste dhe një eksperiencë të gjatë si në sektorin publik, ashtu edhe privat, kërkon që të jetë së pari një zë përfaqësues i të gjitha atyre grave kurbinase që siç thotë ajo, kanë marrë përsipër misionin fisnik të kujdesit ndaj familjes dhe shoqërisë.

Kandidatja e tretë në listën e Partisë Socialiste për Lezhën, thotë së fundmi në një intervistë së pas tërmetit, Kurbini e në veçanti Laçi po rilind edhe më i fortë, ndërkohë që investimet e tjera publike brenda qytetit po vazhdojnë si një shenjë e fazës së re të zhvillimit të tij. Marnoj kërkon që të votohet ajo dhe Partia Socialiste, pikërisht që punët e nisura nga qeveria shqiptare të mos mbeten përgjysmë.

INTERVISTA:Një zonjë që kandidon për të qënë përfaqësuese e Kurbinit në Kuvendin e Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo për ju personalisht dhe si është pritur nga njerëzit rreth jush, të afërm, të njohur, dhe qytetarë të Kurbinit?

Shpresa Marnoj: Përfaqësimi i Kurbinit në Kuvendin e Shqipërisë për mua është një sfidë dhe përgjegjësi shumë e madhe, e paprovuar më parë. Shpesh herë kam pyetur veten nëse jam gati për t’u përballur me këtë sfidë, por duke qënë se kam marrë gjithë mbështetjen e pakursyer nga të afërmit e mi, të njohur dhe shumë qytetarë mendoj që mundem dhe do të bëj më të mirën për të përfaqësuar Kurbinin. Ajo që më motivon është se shoh që qytetarët kanë pritshmëri të mëdha për ne, për njerëzit e Partisë Socialiste dhe kjo e bën dyfish më të madhe përgjegjësinë tonë.

Do të jeni një zë në Kuvendin e Shqipërisë për të gjitha gratë e kësaj zone. Çfarë presin gratë dhe vajzat kurbinase më shumë nga politika shqiptare?

Gratë dhe vajzat kurbinase për shumë vite, përgjatë historisë së demokracisë shqiptare kanë pritur që të jenë më shumë të përfaqësuara në vendimmarrje, politikë e drejtim dhe që vlerat e tyre të vleresohen sepse për hir të së vërtetës, ndër vite Kurbini ka qënë i përfaqësuar vetëm nga burra.

Kjo në fakt ka qënë një tabu për Kurbinin, derisa në vitin 2019, si drejtuese e Bashkisë Kurbin u zgjodh për herë të parë një grua. Madje tashmë, edhe për mua personalisht, kandidimi është një tabu e thyer. Gratë janë një forcë e madhe që mund t’i bëjnë më të mira shoqëritë, jetën komunitare, sepse janë ato të cilat nuk ankohen kurrë, pavarësisht sfodave e vështirësive. Në këtë kontekst, sa më shumë gra të përfshihen në jetën publike, aq më më e madhe bëhet forca emancipuese, që njëkohësisht është edhe force transformuese. Unë dua të jem pikërisht zëri i të gjitha grave që marrin mbi supe misionin fisnik e kujdesit për familjen, e kujdesit për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Cilat janë sfidat me të cilat përballet sot Kurbini dhe qyteti i Laçit, për të cilat premtoni që do të jeni një zë i fortë dhe këmbëngulës?

Sfida më e madhe me të cilën përballet sot Kurbini dhe qyteti i Laçit është rindërtimi. Kurbini është një ndër rrethet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit ku dëmet janë të pallogaritshme. Por tashmë i gjithë qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi ku kemi dy lagje banimi që po rindërtohen, institucione si shkolla, bashkia, spitali dhe infrastruktura rrugore. Gjithashtu, një ndër investimet më jetike që po bëhet është ndërtimi i ujësjellësit të ri, që do të zgjidhë përfundimisht problemet me ujin e pijshëm. Të gjitha këto janë fakt tregues i vëmendjes dhe përgjigjes së qeverisë shqiptare në ditët më të vështira për qytetarët e Kurbinit. E në fakt, kjo forcë politikë është e vetmja që ka vullnetin për të çuar deri në fund punët e nisura dhe unë angazhohem që të jem një zë i fortë për më shumë punë të këtilla, në interes të qytetarëve të mi.

Ju jeni ekonomiste me profesion, keni disa eksperienca si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Çfarë mendoni se duhet bërë për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të zonës suaj?

Së pari mendoj që momentalisht është infrastruktura e përgjithshme urbane ajo që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës duke qënë se rindërtimi prek gjithë qytetin, që nga rrugët, tek bizneset dhe madje edhe qendra tregtare. Në këtë mënyrë, bizneset e qytetit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në hapësira e kushte dinjitoze që lehtësojnë sipërmarrjen e tyre.

Gjithashtu jemi në ditët e nisjes së vaksinimit masiv të popullsisë si e vetmja zgjidhje për lehtësimin e situatës së pandemisë, dhe hapjes graduale të të gjitha bizneseve si edhe politikat lehtësuese të taksave ku biznesi i vogel do të ketë 0 tatim fitimi dhe 0 TVSH deri më 2029, do të ndikojnë në rimëkëmbjen dhe fuqizimin e mëtejshëm ekonomik të sipërmarrjeve tona.

Keni punuar më herët në sektorin e shëndetësisë dhe e keni prekur nga afër ofrimin e shërbimeve në shëndetësi edhe gjatë kësaj kohe pandemie. Si do ta vlerësoni gjithë situatën me menaxhimin e pandemisë, dhe a ka dicka për të cilën ju si deputete nesër do të kërkonit që të përmirësohej në këtë sistem?

Pas tërmetit, përgjigja ndaj pandemisë ka qënë dëshmia tjetër e gadishmërisë së qeverisë dhe e aftësisë së saj për t’u përballur me sukses ndaj vështirësive të mëdha si kjo. Në ditët e para të mbylljes kur bota u përball më një sfidë të panjohur, sistemi ynë shëndetësor, pati një mobilizim dhe përgjigje të menjëhershme si në shërbimet spitalore, ashtu edhe në ato të hetimit dhe gjurmimit të rasteve, ku nuk mungoi për asnjë moment edhe mbështetja financiare për bluzat e bardha në vijën e parë të luftës. Ajo që do të kërkoja unë konkretisht si deputete për zonën time, në fakt ka nisur të realizohet e do të duhet të vazhdojë, pikërisht investimet në rehabilitimin e institucioneve të shëndetësisë si në qytet dhe në fshat, të cilat janë amortizuar nga kalimi i viteve. Investime të këtilla padiskutim ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e dhënies së shërbimeve.

Përse qytetarët e Kurbinit do të duhet t’ja besojnë një mandat të tretë partisë socialiste dhe përse do të duhet të jetë Shpresa Marnoj zgjedhja e tyre?

Qytetarët e Kurbinit duhet t’ja besojnë një mandat të tretë partisë socialiste sepse ajo është e vetmja forcë politike që ka vizionin dhe vullnetin për ndryshim, për përmirësim dhe për t’i çuar deri në fund punët e nisura, dhe mbi të gjitha ka treguar që nuk i ka lënë asnjëherë qytetarët në mëshirë të fatit.
Unë kam të njejtin vullnet dhe të njejtën vendosmëri për të qënë në shërbim të interesave të shqiptarëve të zakonshëm, për të ndërtuar bashkë me ta, qytetin që meritojmë, të ardhmen që meritojnë fëmijet tanë dhe brezat që do të vijnë./Lexo.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar