‘Gratë janë të braktisura, shkaktar Edi Rama’, Bakiu: Me programin e PD gruaja shqiptare do të rimarrë rolin që i takon

 

Partia Demokratike zhvilloi sot Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Deputetja e PD, Merita Bakiu, u shpreh se gratë në Shqipëri janë braktisur, ndërsa fajtor bëri qeverinë dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Bakiu tha se me programin e PD gruaja shqiptare do të rimarrë rolin që asaj i takon.

Fjala e deputetes së PD, Merita Bakiu:

Sot Shqiperia ka probleme ka probleme të medha dhe serioze. Shkaktari i tyre është Edi Rama.  Eshte vërtetuar se ai nuk mund ti zgjidhë ato për njerezit. Sot në Shqipëri gratë janë të braktisura  nga vëmendja e qeverisë.

Gruaja prioriti ynë kryesor.

Një grua e lumtur dhe e fortë, është një familje e shëndetshme një shoqëri e suksesshme.  Gruaja nuk duhet të mbetet peng i mëshirës së burrave edhe për bukën e gojës.  Që gruaja shqiptare të rimarrë rolin që i takon në shoqëri, për të qënë e pavarur, për të marrë dinjitetin është fuqizimi i saj ekonomik, dhe kjo mund arrihet nëpërmjet mirë-arsimimit

Partia Demokratike  angazhohet :

1.Asnjë vajzë të mos ndërpresë shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.

2. Bursa studimi per vajzat që vijnë nga familje me vështirsi ekonomike dhe nga zonat rurale

4. Lehtësi për bizneset që punësojnë gra dhe vajza.

5. Mbështetje financiare për gra dhe vajza që merren me punë artizanale dhe që punojnë në sektorin e bujqesisë

6. Mundësi rritjeje dhe aftësimi profesional për gratë e papuna ose viktima të dhunës në familje.

8. Fonde të dedikuara për sipërmarrjet e grave biznesmene.

9. Kurse falas për gratë e vajzat shtëpiake që të marrin një profesion

10.Shëndeti i grave është në vëmendjen  tonë ndaj do të forcojmë masat  për mbrojtjen e shëndetit të grave, kudo ku ato jetojnë,

parandalimin dhe diagnostikimin sa më të hershëm të patologjive që prekin gratë.

11. Rritjen e mëtejshme të burimeve financiare në funksion të programeve për mbrojtjen e shëndetit të gruas.

Gratë që janë viktima të dhunës

12. Mbështetje dhe fuqizim ekonomik për gratë që janë viktima të dhunës e trafikimit.

13. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, viktima të dhunës.

 14. Ofrimi i bursave studimit falas për të gjitha fëmijët e nënave kryefamiljare, viktima të dhunës në familje.

15. Do të mundësojmë strehim të paguar nga shteti  për të gjitha gratë, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.

 


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin