Gratë kërkojnë barazi gjinore,
Ndisi: Kanë vështirësi ekonomike

Gratë kërkojnë barazi gjinore,<br />Ndisi: Kanë vështirësi ekonomike
Tetë marsi si ditë proteste është përkujtuar edhe nga rrjeti i organizatave në vend, ku nëpërmjet një stende kërkuan sensibilizimin e shoqërisë shqiptare për të njohur të drejtat dhe liritë e femrës.
 
Vetë ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, u shpreh se studimet kanë treguar se gratë në Shqipëri kanë 2 probleme të theksuara, mungesën e lirisë dhe vështirësitë ekonomike.
 
Vitin e kaluar zhvilluam një sondazh për sfidat e barazisë gjinore. Ata nënviziuan dy cështje, dhuna me bazë gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas. Kështu që besoj që këto janë dy fusha ku do të fokusohemi” deklaroi ai.
 
Thirrja për barazi gjinore nuk është vetëm një ulërime e grave, por është një nevojë për drejtësi natyrore.
 
Vetë femrat shprehen se në vendin tonë ka shumë për të protestuar, por edhe shumë për të vlerësuar veten.
 
Sot është një ditë ku njerëzit gjejnë një mënyrë për të manifestuar për më shumë të drejta. Feminizmi nuk është dominim i grave mbi burrat, kërkojmë të drejta të barabarta.
 
Gruaja mund të përfshihet në jetën sociale dhe publike. Gruaja është gjysma e shoqërisë. Për një shoqëri të drejtë
” shprehen ata.
 
Organizimet sensibilizuese për barazinë gjinore dhe titullimin e grave si supergra, nuk i përkasin vetëm një dite, por i përkasin një jete deri atë ditë, kur shoqëria të jetë më e mirë.




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar