Gratë në Afrikë kryejnë aborte
ilegale nëpërmjet Facebook-ut

Gratë në Afrikë kryejnë aborte<br />ilegale nëpërmjet Facebook-ut<br>
CNN ka bërë një investigim në lidhje me abortet  ilegale në një shtet të Afrikës, Lesoto. Abortet në atë vend nuk janë të ligjshme, përveçse në raste ekstreme, ndaj gratë dhe vajzat detyrohen t’u drejtohen mënyrave ilegale. Mirëpo këto mënyra janë të rrezikshme dhe të pasigurta për anën shëndetësore si edhe abuzuese për nga ana ekonomike. Në Lesoto janë raportuar disa vdekje që kanë ardhur si shkak i aborteve të dështuara, të kryera ilegalisht.

Mpho, viktimë e rrjetit të aborteve ilegale online, kërkoi që CNN të mos përdorte emrin e saj të vërtetë. Ajo gjeti numrin e telefonit të “mjekut” në një postim në Facebook gjatë kërkimit të "tabletave të abortit, Lesoto" në internet. Personi që lexonte mesazhet e saj pretendonte të ishte mjek.

Në Lesoto, një vend i largët me vetëm 2.2 milionë banorë dhe i rrethuar nga Afrika e Jugut, aborti është rreptësisht i paligjshëm, përveçse në rastet kur moskryerja e tij sjell rrezik për jetën. Gratë që abortojnë në Lesoto përballen me “ligjet" e komunitetit të tyre, duke u dëbuar ose duke u arrestuar. Si rezultat, shumë prej tyre i janë drejtuar anonimatit të internetit.

27 vjeçarja, Mpho, zbuloi detajet e kontaktit në Facebook me disa burra që pohonin se ishin mjekë, dhe që mundësonin të gjitha pilulat e abortit.

Tregtia online e abortit është një sekret i hapur për gratë që përpiqen t'i japin fund një shtatzanie të padëshiruar në Lesoto, kjo diskutohet në bisedat midis të vajzave dhe thashethemeve në lagje. Një kërkim i shpejtë në Facebook jep dhjetëra faqe të ndryshme dhe reklamime të aborteve, shumë prej të cilave paraqiten me imazhe të aksioneve të grave të bardha, që mbajnë tableta ose mbajnë barqet e tyre shtatzënë. Postimet e tyre ofrojnë pilula "të sigurta" të abortit. Të gjitha shesin të njëjtën shpresë për gratë e reja në Lesoto.

Facebook është ndër rrjetët më të popullarizuar të mediave sociale në Lesoto. Numri më i madh i reklamave u gjetën në atë platformë, por faqet e tjera nuk përbëjnë përjashtim. Facebook dhe WhatsApp nuk i janë përgjigjur kërkesave të shumta të CNN për të komentuar mbi çështjen.

CNN foli me nëntë gra që kishin marrë pilula ilegale të abortit, burimi i të cilave ishte interneti. Gra të moshës 17 deri në 30 vjeç, përsëritën të njëjtën histori: ata ju drejtuan Facebook-ut në kërkim të shërbimeve të abortit dhe u lidhën me njerëz që pretendonin të ishin mjekë online. Nga gratë që folën, asnjëra nuk tha se procedura e tyre ishte e sigurt. Të gjitha deklaruan se kishin përjetuar gjakderdhje dhe zbehje pas pilulave. Ata nuk kërkuan kujdes mjekësor.

Dr. Limpho Maile, një zëdhënës për Ministrinë e Shëndetësisë së Lesotos, informoi se procedurat e paligjshme të abortit janë një problem i madh në vend, pasi shumica e rasteve nuk janë të raportuara. Ai deklaron se nëse vetë pacienti nuk tregon mbi procedurën, është e vështirë për mjekët të dallojnë se çfarë ka ndodhur dhe t’i ndajnë ato nga pacientet që për arsye normale kanë nevojë për shërbim.

Ministria e Shëndetësisë nuk ishte në dijeni të ndonjë faqeje në Facebook që lidhet me reklamimet e tabletave të abortit në Lesoto, por ishte informuar në lidhje reklamën për abortet, në gazetat lokale.

"Mjekët dukej sikur donin vetëm para, por nuk kisha asnjë zgjedhje. Pas disa bisedave me të ashtuquajturit mjekë në WhatsApp, vendosa të takoja një burrë që mendoja se ishte më i afrueshëm se pjesa tjetër. Rregullova koston e procedurës dhe udhëtova për në Ladybrand, një qytet që është në kufi me kryeqytetin Maseru”, raporton Mpho për CNN.

Kushtet në dhomën ku më priti mjeku ishin të mjerueshme. Kisha frikë. Ai më tha te relaksohesha dhe bënte shaka. Ai po e shijonte procesin. Atë ditë kam kaluar 10 minutat më të neveritshëm të jetës sime”, shton ajo.

Mpho pagoi shumën e parasë dhe u largua, por proceduar nuk kishte funksionuar. Ajo ishte ende shtatzënë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kur Mpho u zgjua të nesërmen, krevati i saj ishte i mbuluar në gjak. Ajo kishte qenë në gjendje shumë të rënduar gjatë gjumit. I dashuri i saj e mbështolli me batanijë për t’i ndaluar gjakun. Ajo kishte frikë të shkonte në spital, pasi kishte kryer një akt ilegal.

"Ndihesha sikur të kisha mbushur një kovë prej 20 litrash me gjak", u shpreh Mpho.

Në radio stacionet në Maseru, buletinet e lajmeve për gratë dhe vajzat që vdesin pas aborteve të pasigurta janë të shpeshta. Pak javë përpara se CNN të vizitonte Lesoto, një nxënëse 15-vjeçare vdiq për shkak të ndërprerjes së shtatzënisë.

"Gjykatat tona janë shumë të butë ndaj këtyre njerëzve", tha Lesupi për CNN nëpërmjet postës elektronike. "Zakonisht mjekët janë të huaj, dhe më pas ikin nga vendi".

Dr Limpho Maile, kreu i sektorit të shëndetësisë familjare të Ministrisë së Shëndetësisë të Lesotos, thotë se çështja është aq akute saqë vetë Ministria rekomandon që gratë të largohen nga Lesoto për të kërkuar ndihmë diku tjetër.

“Shërbimet për abortin nuk janë të disponueshme në vendin tonë, gratë janë të vetëdijshme se këto shërbime janë të disponueshme në vendin fqinj në Afrikën e Jugut, ndaj këshillohet që ata t’u qasen shërbimeve të atij vendi, meqë aborti është i ligjshëm atje", deklaroi Maile.

aborte

aborte

Biseda në Whatsapp e CNN me mjekët ilegalë

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë