Gratë shqiptare të bllokuara në kampin e ferrit 'Al Hol', pengohen nga Emanuela Daci, radikalja që i kërcënon në emër të ISIS! Burri i saj Almir Daci u vra në luftë

Gratë shqiptare të bllokuara në kampin e ferrit 'Al Hol', pengohen nga Emanuela Daci, radikalja që i kërcënon në emër të ISIS! Burri i saj Almir Daci u vra në luftë

Eva Dumani, Emanuela Daci dhe Almir Daci

Një ditë më parë në vendin tonë u riatdhesuan 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi famëkeq 'Al-Hol', ndërsa sipas kreut të Anti-Terrorit, Gledis Nano në atë kamp janë edhe 30 familjarë të cilët nuk janë identifikuar dhe po punohet për rikthimin e tyre. Riatdhesimi i tyre është një operacion i vështirë inteligjence, por duket se përtej vështirësive të operacionit ka edhe një tjetër pengesë dhe ajo është Emanuela Daci, e veja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri.

Sipas Top Channel inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin,  se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp. Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar,  e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.

Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama pohoi se dy persona kanë refuzuar të kthehen, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve dhe kanë frikë të shkëputen.

Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet. Ajo u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do t'u heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë.

Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri,  të Eva Dumanit  e cila u fsheh, gjatë operacionit  që u shpëtua vëllai i saj Endri Dumani në tetor 2020.

Emanuela Daci

Eva Dumani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/08/2021 23:46

    Nuk gjendet ndonje menyre per t'a neutralizuar kete Dacin e Zi njehere e pergjithemone?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?