Gratë shqiptare vijojnë të dhunohen, kapen dy burrat mizorë në Dibër e Lushnje

Gratë shqiptare vijojnë të dhunohen, kapen dy burrat mizorë në Dibër e Lushnje

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar sot në Dibër dhe Lushnje, pasi akuzohen për dhunë në familje. Në pranga ka rënë dibrani Durim Kica, i cili ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Gjithashtu, është arrestuar dhe lushnjari Erjon Haxhiu, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Dhunë në familje", "Keqtrajtim i të miturve", parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga policia e Lushnjes një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për "Dhunë në familje".

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, në bazë te informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Erjon Haxhiu, 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 29/06/2018 09:40

    Deshtaket ne jete inatin ua nxjerrin grave dhe femijeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb