Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar përmes një komunikate se presidenti amerikan, Barack Obama, ka nominuar Greg Delawie të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
"Kushtetuta e SHBA-ve kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-ve para se të emërojë ambasadorët. Përkundër raporteve të fundit mediale në Kosovë, Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë nominim", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Greg Delawie do të zëvendësojë ish ambasadoren Tracey Jacobson.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com