Zbardhen detaje të reja nga operacioni që solli bllokimin e 1.6 tonëve kanabis pak ditë më parë në një ishull pranë Athinës. Mediat greke shkruajnë se gomonia me kanabis u zbulua nga shërbimet amerikane, të cilat vendosën në dijeni palën greke për të vepruar dhe shkatërruar bandën.
/Shqiptarja.com
Amerikanët kishin rënë në gjurmët e trafikantëve prej disa kohësh duke i monitoruar më pas të gjitha lëvizjet. Në gomonen që u transportua droga, sipas medieve ishte vendosur edhe GPS për t’i lokalizuar, ndërsa nga operacioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 6 shqiptarë, njëri i plagosur në spital.
dy.b/shqiptarja.com












