Grekët kërkojnë 2.5 mln eurot që
dhanë për Teatrin Kombëtar në Tiranë

Grekët kërkojnë 2.5 mln eurot që<br />dhanë për Teatrin Kombëtar në Tiranë
Teatrit Kombëtar i ikin nga dora plot 2.5 mln euro. Këtë e mësojmë nga reagimi i deputetes greke dy ditë më parë e cila në një replikë mes dy ministrave të Parlamentit aktual, ajo kërkon që kjo shumë ti kthehet sërish qeverisë. Deputetja greke e partisë Grekët e Pavarur, Rahil Makri ka kërkuar sqarime në Parlament nga ministri i Financave dhe ministri i Jashtëm, lidhur me fondin prej 2.5 mln euro, që qeveria greke i ka dhuruar qeverisë shqiptare, me destinacion ndërtimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Deputetja greke hedh dritë mbi faktin që 2.5 mln eurot janë dhënë nga qeveria greke në Shqipëri që në janar të vitit 2002, por që atëherë këto para kanë “mbetur në gjumë” në një llogari bankare.

Gjatë kësaj replike në Parlament, Makri kujton se neni 2 i Marrëveshjes Bilaterale për Zhvillimin e Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2001, parashikonte financimin e 2.5 milionë euro për ndërtimin e një një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në zbatim të kësaj Marrëveshjeje, shuma prej 2.5 milionë euro është depozituar në një llogari të veçantë të Bankës së Shqipërisë në janar 2002, por që atëherë ka mbetur e pashfrytëzuar. Në pyetjen e saj drejtuar dy ministrave, deputetja greke kërkon të dijë se, “Përse kjo shumë ka mbetur e pashfrytëzuar për 12 vjet dhe përse paratë nuk ndodhen në një bankë greke për t’u shfrytëzuar?” “Shuma në fjalë është ekuivalente me taksën prej 25 euro të vendosur për trajtimin në spitale”, shprehet deputetja. Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja e partisë Grekët e Pavarur, kërkon të dijë se çfarë do të bëjë qeveria në mënyrë që 2.5 milionë euro t’i kthehen sërish qeverisë greke.

Më 15 nëntor të vitit 2013, gjatë vizitës së zëvëendëskryeministrit shqiptar, Niko Peleshi në Athinë është folur për një iniciativë të vjetër të qeverisë greke, e cila lidhet me kontributin financiar me një vlerë prej rreth 2,5 milionë euro, për ndërtimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në qendër të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së Jashtme greke të datës 15 nëntor 2013, “Venizelos ka konfirmuar homologut të tij shqiptar disponueshmërinë dhe kënaqësinë e qeverisë greke për kontributin në ngritjen e një ndërtese të tillë, që simbolizon miqësinë mes dy vendeve”.


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje