Grekët të zhgënjyer nga Eurogrupi
i dhanë dhe 2 vjet kohë për borxhin

Grekët të zhgënjyer nga Eurogrupi<br />i dhanë dhe 2 vjet kohë për borxhin
GREQI - Qytetarët grekë në rrugët e Athinës shprehen të zhgënjer për faktin se ministrat e eurozonës nuk u pajtuan për të akorduar më shumë para. Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ranë dakord mbi datën e synuar për të reduktuar borxhin e vendit, por huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë u pajtuan që t’i japin vendit edhe dy vjet më shumë, deri në vitin 2016, për të reformuar ekonominë e saj.

Arkitekti 60-vjeçar Christos Papavranos thotë se është e qartë se ishin disa gjëra për tu bërë prej nesh e tanimë disa të tjera duheshin bërë prej tyre.

"Mendoj se kjo është e drejtë. Nëse ty të kërkohet diçka duhet të mbështetesh. Duhet të bësh atë që premton", thotë ai. Kreditorët do duhet të arrijnë një marrëveshje se si ta bëjnë sa më të qëndrueshëm borxhin grek në një kohë afatgjatë. Nëpunësi civil Nikos Papadoros e mirëpriti zgjatjen e afatit për shkurtime, por shprehet i zhgënjyer për mënyrën se si Bashkimi Evropian e trajton vendin.

"Unë besoj se kjo situatë është paksa e ngjashme me një shantazh", vlerëson ai. Shumica e gazetave vendase e trajtuan me cinizëm vendimin e ministrave të financave të eurozonës. Gazeta "Dimokratia" thotë se zgjatja e afatit që dha Evropa është një dhuratë që kushton edhe 32 miliard euro të tjera.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?