Grekët e Amerikës thirrje shoviniste ndaj Shqipërisë, nderojnë ekstremistin Kacifas si hero

Grekët e Amerikës thirrje shoviniste ndaj Shqipërisë, nderojnë ekstremistin Kacifas si hero

Qindra grekë kanë mbushur rrugët e Bostonit dhe të Filadelfias pasditen e djeshme për të festuar  Pavarsisë e Greqisë që filloi në mars të 1821. Ata kanë bërë disa parada ku veshur mbanin kostumet greke dhe flamunj me simbole të këtij shteti.

Por ajo që ra në sy në këtë paradë ishte se disa prej të pranishmëve mbanin në duar një famur ku në të ishte fotoja e terroristit, Konstandin Kacifas që u vra në Bularat të Gjirokastrës nga forcat shqiptare RENEA.

Grekët e Bostonit e kanë cilësuar si një hero terroristin Kacifas, dhe në videon e publikuar dëgjohen thirrje shoviniste kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sloganet e paraqitura në paradën e festimeve greke shihen edhe shkrime që cënojnë territorin e Shqipërisë dhe idenë greke për Vorio Epirin. Shembull është edhe ky mbishkrim ku lexon “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”

Dyshohet se personat që mbanin në dorë flamurin ku Konstandin Kacifas shfaqej si hero i përkasin partisë së Agimit të Artë në Greqi. Kjo parti njihet për thirrjet dhe ideologjitë e tyre fashiste e shoviniste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pamfilia: 09/04/2019 17:15

    Long Life HOLY HELLADA!

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiuni: 09/04/2019 11:11

    Këta lëkurerrët të shkojnë drejt Persisë andej nga erdhën. Aty ku jetojnë sot gjetën fustanellën e Arbrit dhe e bënë të tyren, madje e shemtuan dhe e dhunuan keqas kur e shkurtuan mbi gjunjë si minifund. Këta janë barbarë!

    Përgjigju
  • Fredi: 09/04/2019 10:15

    Baj ga fundrrinat e Europës!

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/04/2019 09:07

    Le të vinë ta marin vorjo leshin, do të bëhen të gjithë Kaçifenj heronj! Hahahahaha!

    Përgjigju
  • Emigrati: 09/04/2019 07:58

    Ok protesta greke poe greket ku jan aty shoh vetem fustanella shqipetaresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI